Shyqyr qe u rrëzua pa sherr të askujt!

0
205
sasNga Salih Kabashi – Fanatikët katolikë  saora gjetën rrënuesit dikah nëpër Arabi e në Turqi dhe në mesin e turko-arabëve shqiptarë e muslimanë të Kosovës.
U rrëzua një bust dhe patën me u rrëzua Bjeshkët e Nemuna, me Sharrin e Pashtrikun.
Nisi lindja e poezive elegjiake.
Filluan mallkimet.
Fanatikët katolikë saora gjetën rrënuesit dikah nëpër Arabi e në Turqi dhe në mesin e turko-arabëve shqiptarë e muslimanë të Kosovës.
U trishtova edhe unë. Së pari sepse nuk kisha dëgjuar që zonja e monumenteve t’ishte bërë gurë edhe në Mitrovicë.
Së dyti, sepse shkrimet elegjiake të rrëzuarën e bënin si diçka që merr frymë e livrit, lëviz dhe bëhet e gjallë.
Kjo më çoi në mendime për arsyet e shembjes dhe të shtroj pyetje:
E shtyu kush kur u rrëzua?
U rrëzua vetë?
Dikur mendova mos ka dashur të pushojë një grimë herë.
Apo, helbete, mos i kishte lujtë fiqiri dhe kishte vendosë t’i bënte sexhde të Madhit Zot…
Tash u mor vesh se masën stërmadhe të gurit e të hekurit e paskan pas lëshu’ burmet…
Shyqyr, fundi i fundit gjithçka mori fund pa sherr t’askujt!
InshAllah çohet prap!
Dhe nuk i shfaqet kurrë reumë këmbëve!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here