Shtatëzënia dhe lindja

0
188

Qoftë mallkuar, njeriu, sa mohues i fortë është ai! Po prej çkafi e krijoi Ai atë? Atë e krijoi prej një pike uji dhe e përgatiti. Pastaj atij ia lehtësoi rrugën. (Kur’an, 80:17-20)

Fetusi është i formuar plotësisht në fund të muajit të gjashtë. Mitra pastaj hyn në periudhën e inkubacionit. Të gjitha organet trupore të foshnjes dhe sistemet zhvillohen plotësisht gjatë asaj kohe, dhe barku e përshpejton këtë rritje duke siguruar ushqim për fetusin. Kjo periudhë vazhdon derisa beba del nga barku i nënës. Kanali i lindjes është zakonisht shumë i ngushtë dhe është vështirë për fetusin të kaloj nëpër të. Gjatë lindjes, megjithatë, një numër i ndryshimeve fiziologjike ndodhin në trupin e nënës.

Këto ndryshime i mundësojnë fetusit të lëvizë lehtësisht nëpër kanalin e lindjes. Disa nga këto ndryshime përfshijnë: zgjerimi i nyjeve në eshtrat e legenit në mënyrë që të zgjerohet kanali i lindjes, relaksimi i muskujve për të zgjeruar më tej kanalin dhe lubrifikimi i kanalit me lëngun amniotik. 92 Këto ndryshime para lindjes janë të përshkruara në një burim shkencor me këto fjalë:

Ndërsa afrohet lindja, lëngu amniotik përzihet në ato aktivitete të cilat do të jenë të nevojshme për të lehtësuar atë lindje. Ky lëng përmban qese, të cilat do të zgjerojnë grykën e mitrës, duke i lejuar kësisoj mitrës të marrë dimenzionet për t’i mundësuar fëmijës kalimin. Këto qese gjithashtu parandalojnë fetusin nga shtypja në mitër gjatë lindjes. Për më tepër, kur qeset shpërthejnë dhe lirojnë lëngun e tyre në fillim të lindjes, rruga që fetusi duhet të marrë është e lubrifikuar dhe sterilizuar. Në këtë mënyrë, lindja bëhet më e lehtë dhe në mënyrë të natyrshme pa mikrobe. 93

Kjo seri e dukurive është treguar haptazi në ajetin Kur’anor, “Pastaj atij ia lehtësoi rrugën (Kur’an, 80:20) Megjithatë, në ditët e sotme është bërë e mundshme që të përcaktohen këto ndryshime fiziologjike, për të cilat Allahu na informoi 1.400 vjet më parë, vetëm me përdorimin e një numri të pajisjeve teknologjike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here