Shpresë apo ëndrra me sy hapur?!

0
205

3-pyetje-720x340Për shkak të paditurisë njerëzit i keqkuptojnë shumë çështje. Edhe shpresa është nga ato çështje të keqtrajtuara dhe të keqkuptuara nga njerëzit. Nëse e pyet dikë:
“A shpreson të kesh një fëmijë?” Ai do të thotë: “Po unë shpresoj që Allahu të më japë një fëmijë.” Por nëse e pyet a je i martuar? Ai thotë jo.
E pra, ky njeri nuk mund të thuhet se shpreson në Allahun që të ketë fëmijë, por ai ëndërron se do të ketë fëmijë. Nëse ai martohet dhe merr të gjitha masat për arritjen e asaj që shpreson, atëherë vërtet mund të thuhet se ai shpreson të ketë fëmijë. Po kështu ai që punon ose merr masat e nevojshme për të fituar pasurinë atëherë mund të thuhet se ai shpreson të ketë pasuri. Duhet të dallojmë mirë mes shpresës së saktë dhe të vërtetë dhe ëndrrave me sy hapur.
Allahu i Madhëruar thotë: “Vërtet, ata që besuan dhe që emigruan e luftuan në rrugë të Allahut, ata kanë shpresa për mëshirën e Tij. Allahu është Falës e Mëshirues.” El Bekare 218. Pra kush është ai që vërtet shpreson në mëshirën e Allahut? Ai që i plotëson këto kushte. Ndërsa dikush i cili nuk fal namazin, është i zhytur në harame, gjynahe të mëdha e poshtërsi dhe pastaj thotë: unë shpresoj ne mëshirën e Allahut; Kjo kurrë nuk mund të jetë e vërtetë.
Ne nuk të gjykojmë dhe të të themi që je në zjarrin e xhehenemit, sepse kjo është çështje e Allahut në ahiret, por themi se kjo mënyrë të shpresuari është e gabuar dhe e dëmshme. Sepse ata që vërtet shpresojnë janë ata që kryejnë sebepet e përcaktuara nga Allahu i Madhëruar. Besimtari i vërtetë jeton në këtë dynja mes frikës shpresës dhe para së gjithash me dashurinë për Zotin në zemrën e tij por edhe të shprehur përmes jetës, fjalëve dhe veprave të tij.
Uthman Agolli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here