Shpërblimi për atë që i shtron iftar agjëruesit

0
234

Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Kush i jep ushqim për të çelur një agjëruesi, merr të njëjtin shpërblim si agjëruesi, pa e cënuar shpërblimin e agjëruesit.” (Tirmidhiu: 807)

Në një transmetim tjetër: “Kush i jep ushqim dhe pije për të çelur një agjëruesi, ka të njëjtin shpërblim me të, pa e zvogëluar shpërblimin e agjëruesit.” (Abdurrezaku: 7905)

Është bujaria e Allahut të Lartësuar që ka hapur rrugët e mirësisë dhe të shpërblimit. E tillë është nxitja për bamirësi dhe vendosja e shpërblimeve të mëdha për këtë vepër.
Këtu tregohet mirësia e ofrimit të iftarit. Kush ushqen një agjërues, ka të njëjtin shpërblim me agjëruesin.
Allahu i Madhëruar i jep shpërblim nga Vetja e Vet atij që ushqen agjëruesin, dhe jo nga shpërblimi i agjëruesit. Ky është nga treguesit e bujarisë së Allahut.
Qëllimi i ofruesit të iftarit duhet të jetë arritja e shpërblimit të kësaj vepre, si dhe nderimi i vëllait musliman, sidomos nëse agjëruesi është i vafrër.
“Mësime të zgjedhura për Ramazanin”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here