Shoku merr pije alkoolike në tavolinë

0
278
Drinks on a table @ Cargo, London, UK September 2004

Pyetja:

E nderuara redaksi kam një pyetje për ju.

Në rast se je duke qëndruar në një kafene me dikë dhe t’i merr një pije joalkoolike, ndërsa shoku yt pije alkoolike, çfarë duhet të besh në atë rast?
Të çohesh nga karrigia të vazhdosh të qëndrosh apo si?

Faleminderit.

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Allahu xh.sh. e ka ndaluar përdorimin e alkoolit me fjalët: ”O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.” [el-Maideh, 90]

Dhe nuk lejohet të ulesh apo të qëndrosh në një tavolinë ku konsumohet alkooli duke u argumentuar në hadithin që e transmeton Xhabiri r.a., se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: ”Kush beson në Allahun dhe Ditën e Gjykimit mos të ulet në një vend ku konsumohet alkooli.” (Ahmedi)

Kështu që në këtë rast ti e ke për obligim të ngrihesh nga ai vend dhe të largohesh.

Eroll Nesimi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here