Shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë për t’i bërë qelizat kanceroze të vetë-shkatërrohen

0
257

Shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë për t’i bërë qelizat kanceroze të vetë-shkatërrohen

Hulumtuesit e Universitetit Tel Aviv kanë zbuluar një mënyrë të re për t’i bërë qelizat kanceroze të vetë-shkatërrohen.

Në studimin e publikuar muajin e kaluar në revistën mjekësore “Oncotarget”, hulumtuesit kanë diskutuar rolin e tri proteinave në vrasjen e qelizave kanceroze të cilat dyfishohen shumë shpejt.…
Këto proteina mund të modifikohen gjatë procesit të ndarjes – apo siç mund ta mbani mend nga biologjia, gjatë procesit të mitozës.

Shkencëtarët besojnë se këto proteina e krijojnë një të ashtuquajtur “mekanizëm të vdekjes”, i cili i ndalon qelizat kanceroze të dyfishohen.

Teorikisht, kjo metodë mund të përdoret për të trajtuar forma agresive të kancerit në pankreas apo të kancerit të gjirit – forma të cilat njihen si të patrajtueshme nga format e tanishme të kimioterapisë.

Hulumtuesit kanë zbuluar se përbërësit (të quajtur phenanthridine) e kanë dobësuar aktivitetin e proteinave në qelizat kanceroze, të cilat vazhdimisht e kanë parandaluar ndarjen e kromozomeve dhe e kanë ndaluar ndarjen e qelizave duke shpirë në vetë-shkatërrimin e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here