Shitet emri i qytetit

Emri i qytetit Izumisano, i lidhur me Osakan në jug të Japonisë, ka dalë në shitje për shkak të borxheve të mëdha.

Drejtuesit e bashkisë pohojnë se emri do t’i jepet atij që dhuron shumën më të madhe, njofton Start.

Qyteti ka një borxh prej 100 miliardë jenësh (1.2 miliard dollarë). Një pjesë e madhe e këtij borxhi është pasojë e investimeve e bëra në infrastrukturë për aeroportin Kansai.

“Ndërtimi i aeroportit në një zonë larg qytetit na ka detyruar të bëjmë investime tjera në infrastrukturë. Kryetari i Bashkisë mendon se duhen gjetur rrugë të reja fitimprurëse për të plotësuar borxhin”, shprehet një nga drejtuesit e bashkisë të qytetit Izumisano.

Personi fitues do të nënshkruajë një marrëveshje 10 vjeçare me qytetin