Shirat të cilat e kthejnë tokën e vdekur përsëri në jetë

0
213

Funksioni I shiut “për të kthyer tokën e vdekur përsëri në jetë” është treguar në disa ajete të Kur’anit:

…Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër. Që me të t’i japim jetë një toke të vdekur dhe t’u japim të pijnë atyre që i krijuam, kafshë e shumë njerëz. (Kur’an, 25:48-49) 

Përveç që sjell ujin në tokë, një nevojë e domosdoshme për gjallesat, shiu ka gjithashtu një veti mbarësuese. Pikat e shiut që avullohen nga deti dhe arrijnë retë përmbajnë substanca të caktuara që “ringjallin” tokën e vdekur. Këto pika shiu me karakteristika të tilla “rigjallëruese” quhen “pikat e tensionit të sipërfaqes”. Këto formohen nga shtresa e lartë e sipërfaqës së detit, e quajtu nga biologjistët mikro-shtresa; në këtë shtresë sipërfaqësore, me trashësi më pak se një e dhjeta e milimetrës, gjenden sasi të mëdha të mbeturinave organike të formuara nga dekompozimi i algave dhe zooplanktoneve mikroskopike. Disa nga këto mbeturina mbedhin dhe absorbojnë elemente të tilla si fosfori, magnezi dhe kaliumi, të cilat gjenden rallë në ujin e detit, si dhe metale të rënda të tilla si bakër, zink, kobalt dhe plumb. Farërat dhe bimët në sipërfaqen e tokës marrin sasi të mëdha të kripërave minerale dhe elementeve nga këto pika shiu, e që i nevojiten për t’u rritur. Kur’ani i referohet kësaj me këto shprehje:

“Ne, nga qielli lëshuam shiun e dobishëm dhe më të bëmë që të kultivohen kopshte e drithëra të korren.” (Kur’an, 50:9)

Këto kripëra të cilat zbresin me shi janë shembull në miniaturë i plehërave kimikë të përdorur tradicionalisht për të rritur produktivitetin (kalcium, magnez, kalium etj.) Metalet e rënda e llojit të gjetur në aerosole formojnë elemente që rrisin produktivitetin gjatë rritjes dhe dhe prodhimit të bimëve. Thënë shkurt, shiu është një fekondues i rëndësishëm. Me pleh që sigurohet vetëm nga shiu, brenda njëqind vjetësh, një tokë e cilësisë së dobët mund të marr të gjitha elementet e nevojshme për bimët. Pyjet gjithashtu rriten dhe ushqehen me ndihmën e këtyre kimikateve të cilat kanë origjinën nga deti.

Në këtë mënyrë, çdo vit rreth 150 milion ton të grimcave të fekonduesve bijnë në tokë. Po të mos ishte ky funksion fekondues, do të kishin qenë shumë më pak bimë në Tokë dhe ekuilibri i jetës do të ishte i çrregulluar. Informacioni rreth rigjallërimit të bimëve në ajet është vetëm një nga tiparet mrekulluese të shumta të Kur’anit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here