shejkh Salih el Feuzani: Thirrja për dialog ndërfetar

0
245

                                                                                                                                                                images

Dhe sa i përket atyre të cilët sot thërrasin në dialog ndërfetar dhe mirëkuptim midis feve, se të gjitha besimet janë fe qiellore, madje edhe disa marrin guxim dhe thonë: “Mos i konsideroni hebrenjtë dhe të krishterët të pafe”, me të vërtet kjo është e kundërta e asaj me të cilën erdhi Pejgamberi, në kundërshtim me atë që flet Kur’ani dhe në kundërshtim me besimin e Ibrahimit, të cilën jemi të urdhëruar ta pasojmë:

“O ju që besuat, mos u ofroni miqësi (dashuri) prindërve tuaj, as vëllezërve tuaj, nëse ata vlerësojnë mosbesimin kundër besimit. E kush prej jush miqësohet me ta, ata janë mizorë.” (Et-Teube, 23)

Ata thonë: “Çifutët dhe krishterët janë ithtarë të Librit dhe pasues të imanit – besimit. Çdo fe është nga Allahu. Ne do të kemi mirëkuptim dhe do të ndihmohemi. Çifutët dhe krishterët nuk i konsiderojnë mosbesimtarët.” Kjo thirrje sot është prezent dhe me të dëshirojnë ta vulosin dashurin dhe urrejtjen në mes besimtarëve dhe jobesimtarëve.

Kushdo që nuk beson në të dërguarin Muhamedit – ai është mosbesimtar, edhe nëse ai është nga ithtarët e Librit apo jo, sepse pas ardhjes së Muhamedit për askënd nuk është e lejuar që të mos besoj në të. Ai i cili nuk beson në të, ai është jobesimtar.

Çifutët dhe krishterët nuk besojnë në Profetin dhe ata janë jobesimtarë. I Dërguari i Allahut ka thënë: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im! Askush nga ky umet, çifut apo krishterë, i cili dëgjoni për mua, pastaj vdes dhe nuk besonë në atë me të cilën unë kam ardhur, vetëm se do të jenë banorë të zjarrit.” [ 1 ] Pra, pas ardhjes së Pejgamberit, askujt nuk i lejohet të largohet nga besimi i tij, madje ka thënë: “Pasha All-llahun, sikur të ishte gjallë vëllai im Musa, nuk do ti lejohej përveç të me pason mua!” [ 2 ]

Pas ardhjes së Profetit nuk ka fe të vlefshme përveç fesë islame:

“Dhe kushdo që kërkon fe tjetër përveç Islamit , ajo nuk do të pranohet prej tij , dhe ai do të jetë njëri prej të humburve. “ (Ali Imran , 85)

Do të thotë, thirrja në dialogun ndërfetar është i gabuar. Sot, për shkak të saj organizojnë konferenca dhe seminare, pasurit shpenzohen në thirrjen e afrimit të feve, dhe atë thirrje e quajnë dialog ndërfetar. Subhanallah! Dialog ndërmjet imanit dhe kufrit? Midis shirkut dhe teuhidit?! Në mes armiqve të Allahut dhe miqve të Allahut ? !

shejkh Salih ibn Fewzan el-Fewzan

Nga komentimi i seksionit: “Traditat pagane të cilat i kundërshtoi i Dërguari i Allahut ” – pyetja 1

Fusnotat:

[1] Muslimi ( 153 )

[2] Hadithi është i mirë. E kanë transmetuar Ahmedi ( 3/387 ), Ed Darimi (1/ 115), Ibn Ebi Asimi në “Es -Sunne” (5 /2), dhe të tjerët. Shejh Albani e ka përmend në veprën e tij të vlefshme  “Irvaul – galil” (6 /24)

zoch0n

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here