Shejh Nouman Ali Khan dhe vajza me veshje provokuese në lift?

0
192
Ngjarja është e vërtetë dhe ka ndodhur para disa viteve, deri sa Hoxha i njohur Nouman Ali Khan ishte për vizitë në një nga shtetet Amerikane ndodhë që pasi të kthehet nga ligjerata, të shkoj në hotel dhe futet në lift për të shkuar në katin përkatës, por papritur në lift futet edhe një vajzë me veshje provokative,dmth. shumë e zhveshur, e cila po ashtu shkonte diku.
Kur e sheh këtë hoxha i nderuar e ulë kokën dhe nuk e shikon aspak vajzën, por ajo çka është e çuditshme se kjo vajzë shfaqë shenja, me zë, apo duke lëvizur, dhe disi e nervozuar sillet se pse ky s’po e shikonte, Kjo vajzë nuk e dinte se ky ishte hoxhë, dhe nervozohej se si një burrë nuk e shikon aspak, dhe kjo e nervozonte shumë vajzën.
Kur arrinë hoxha në katin që duhej të zbriste, del por ajo çka ndodhë është se vajza i shkon mbrapa dhe e ndalë hoxhën duke i thënë:
Vajza:Ei ti !
Hoxha:Po urdhëro?
Vajza:Pse ti nuk po më shikon, a nuk po të dukem e bukur, apo për ty qenkam e shëmtuar dhe e gërditshme.?
Hoxha:Nga kjo pyëtje mbetet i habitur kur e sheh çka po dëgjon nga kjo vajzë dhe i thotë, jo më fal, unë jam mysliman, por kam edhe grua dhe familje, mua nuk më interesojnë vajzat tjera, por unë kam frikë Allahun dhe e di që Ai me sheh çdo herë çfar bëj, dhe nuk dua të bëj gjynah për asgjë në këtë botë.
Vajza:Kur e dëgjon këtë, vajza i kërkon hoxhës t’ja japë nr. e tel.
Hoxha:Pranon por duke i thënë se duhet të bisedoj me gruan e tij, pra për çeshtje fetare dmth. që gruaja e tij ti dërgoj kësaj vajze çdo herë ligjerata fetare rreth fesë Islame, dhe çdo këshillë tjetër.nouman
Ajo çfarë ndodhë më vonë është se pas 1 muaji, vajza ka pranuar fenë Islame dhe prej një vajze gjynahqare ajo tashmë është penduar dhe është mbuluar poashtu, dhe ajo çfarë i ka thënë hoxhës, është për tu mahnitur pasha Allahun:
”Deri sa nuk isha myslimane, unë isha e humbur, tani e kuptova, pasi çdo herë qëndroja me orë të tëra para pasqyrës vetëm e vetëm të zbukurohesha që ti pëlqeja djemve, që të lidhesha me dashnorë milionera, të shkoja nëpër diskoteka deri në orët e hershme të mëngjesit, të bëja zina, kjo pra ishte jeta ime, dhe problemi im i vetëm, ndërsa sot, unë më në fund po e di vlerën time, që dikur aspak se kam ditur, sot problemi im është, a do t’mi falë Allahu gjynahet, dhe çfarë do ti them Allahut në diten e Gjykimit për gjithë ato gjynahe që kam bërë, ndërsa ne sot shohim shumë vajza myslimane që janë të zhveshura dhe bëjnë lloj lloj gjynahe, duke e ditur se kjo nuk bën, pasha Allahun ky është mjerim .
Pasha Allahun një këshillë e vetme mund të bëhet shkak që një vajzë po edhe një djalë të largohet nga dukuritë e këqija dhe ti kthehet Islamit, por është pyetja, sa veta je bërë shkaktarë me i kthyer në Islam, pra me ua mësuar fenë Islame?
Përzgjodhi dhe përshtati: Fadil Bajrami, Preshevë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here