Serbët, Vulini dhe Vuçiçi e dëshirojnë dersin e Sulltan Muratit të parë ashtu sikurse e përjetoj car Llazari dhe klika e tij

0
194

                                                                                                                                          Murat_Hüdavendigar

Rreth një mijë anëtarë të listës serbe, iniciativë që do të garojë në zgjedhjet komunale në Kosovë, kanë protestuar para ndërtesës së qeverisë serbe. Ata kanë shprehur edhe revoltën ndaj deklaratave të Kryeministrit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Vuçiç duke mos kursyer ofendimet e as kërcënimet tha se “më falni, por unë kam shumë më shumë të drejtë në Kosovë se sa Hashim Thaçi dhe Erdogan, dhe atë here tre”.
“Unë ju them, e ata (autoritetet kosovare) le të arrestojnë kënd të dëshirojnë. Së bashku me Vulinin do të vij dhe do të vizitoj të gjitha vendet e juaja në Kosovë”, tha Vuçiç.
“Urdhërarresti do të zbatohet për Vulinin”, ishte i përpiktë Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi në deklaratë për Indeksonline, duke mos shfaqur asnjë pikë dyshimi mbi vendimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës.
Nga ana tjetër Vuçiç protestuesve ju premtoi se nuk do të lejojnë sjellje të tillë.
“Serbija, dhe këtë duhet ta dijnë Erdogani dhe të gjithë të tjerët, nuk do të lejojë asnjëherë, e as nuk ka lejuar edhe shumë më të mëdhenjve (shteteve) se ajo gjëra të tilla”, ka shtuar ai, ndërsa në sfond shiheshin flamuj të Turqisë dhe fotografi të kryeministrit turk duke u djegur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here