Sëmundjet më vdekjeprurëse në botë

Sëmundje të ndryshme e kanë shoqëruar njerëzimin që nga fillimet e tij e deri në ditët tona. Shumë prej tyre janë vënë nën kontroll, disa janë reduktuar plotësisht e pak janë ato sëmundje të cilat janë akoma të tmerrshme në forcën e plotë të tyre.
Që nga vitet e `70-ta janë më shumë se 20 sëmundje, të panjohura më parë, për të cilat nuk kemi identifikuar një trajtim të plotë efektiv. Raste të tyre shihen në çdo vend të Botës, mjekësia po monitorizon zhvillimin e po përpiqet përditë që ta kufizoj përhapjen e sëmundjeve të tilla, të zbulojë vaksina e kura (ilaqe) të reja, pa përmendur këtu zhvillimet më të fundit në në çdo fushë: si inxhinieria gjenetike, zbulimi i plotë i gjenomit njerëzor (harta e gjeneve), manipulimet cito-molekulare e deri të nanoteknologjia në ndihmë të mjekësisë.

Të shohim sëmundjet më të rendësishme prej ketyre, të cilat janë ndër më të rejat e që sjellin frikë tek ekspertët e mjekësisë e në mbarë rruzullin tokësor!

1. VIRUSI NIPAH.

E ka marrur emrin nga vendi i zbulimit të tij (Nipah, Malajzi me 1999.) Megjithëse ka shkaktuar pak “shpërthime”, aftësia e tij për t’u shëndrruar e levizur nepermjet kafshëve e njerëzve dhe vdekshmëria e lartë e bën këtë virus nga më të tmerrshmit e sëmundjeve të reja.

Mendohet se bartës është lakuriqi i natës, por sëmundja është parë dhe tek derrat, qentë e macet.

Njerëzit e marrin këtë virus duke u ushqyer me mishin e kafshës së infektuar ose nga gërvishtjet e tyre.

Periudha e inkubacionit është 4-18 ditë, e duket si gripi në fillim. Pastaj vazhdon e prek trurin, duke sjellur konvulsione e më pas gjendje kome. Gjysma e të sëmurëve vdesin e nuk kemi trajtim për të. Deri tani 109 njerëz kanë vdekur.

2. H5NI (Avian Flu)

Në Maj 1997 ekspertët botërorë të gripit u frikësuan se mos po përhapej një Pandemi e madhe gripi, e një masiviteti të tillë të paparë që nga koha e Gripit Spanjoll (1918). Shkaku? Një djali 3 vjeçar në Hong Kong i kish rënë gripi i pulave. Normalisht virusi i gripit pëson ndryshime (mutacione) gjatë kalimit nga shpendët të derrat e më pas tek njerëzit. Por ky tip kishte kapërcyer barrierën e specieve (llojeve), duke sjellë një tip të ri virusi të gripit për të cilën njerëzit nuk kanë rezistencë natyrale.

Për gripin nuk ka kure (mjekim), e për këtë tip të ri nuk ka vaksinë. Ky tip gripi u ra 18 personave, 6 vdiqën. Pas therjes e groposjes se 1.4 milion pulave sëmundja u vendos nën kontroll.

3. nvCJD – (new variant of CJD/ variant i ri i sëmundjes së “Lopës së çmendur”).

Kjo sëmundje u zbulua në vitet e `20-ta si gjendje e rendë që prekte moshat e vjetra. Sëmundja e quajtur KRAUTZFELD-JAKOB (CJD Creutzfeldt-Jacob disease) është forma njerëzore e sëmundjes të cilën tek kafshët e quajmë sëmundja e “Lopës së çmendur”- (BSE ose mad cow disease). Por më 1996 Grupi Special Kombëtar për monitorizimin e kësaj sëmundjeje (CJD) në Britaninë e Madhe (me qendër në Edinburgh) identifikoi një tip të kësaj sëmundje të panjohur më parë nga shkenca, variant i ri i CJD, ku mosha mesatare e viktimave ishte 29 vjeç! Janë gjetur lidhje me ekspozimin, ndoshta nëpërmjet ushqimit, ndaj një sëmundje të ngjashme tek lopa e quajtur Encefalopatia Spongjiforme Bovine (BSE – Bovine Spongiform Encephalopathy ose Sëmundja e Lopës së Çmendur).

Në fillim të kësaj sëmundje pacienti kalon në depresion dhe një ndjenjë të çuditshme si “ngjitje” e lëkurës. Më pas kemi humbje të balancës, e në stadin e vdekjes i sëmuri është komplet i imobil-izuar dhe memec.

Nuk dihen numrat e saktë në të gjithë botën, por në Britani kjo sëmundje ka prekur 100 vetë. Është FATALE 100% nuk ka kure (shërim).

4. Lyssavirusi Australian i Lakuriqit të nates.

Nëntor 1996, një grua 39 vjeçare nga Queensland që sa kish filluar të kujdesej për lakuriqët e natës, sëmuret. Humb ndjeshmërinë në krahun e majtë, gradualisht kalon në koma e më pas vdes.

Kjo është e para që vdiq nga një sëmundje e cila prek të gjithë popullatën e lakuriqëve të natës në Australi. Një tjeter person vdiq dy vjet më vonë. Deri tani nuk ka kurim (shërim) për këtë problem.

5. HHV8 Virusi i Sarkomes Kaposi.

Më 1995 doktorët panë lezione ngjyre vishnje në të zezë, në lekurën ose organet e brendëshme të të sëmurëve me SIDA. Ishte një formë e re dhe e rrallë e kancerit të lëkurës. Faktikisht kjo vjen nga një variant i virusit herpes, dhe në ata që kanë sistemin imun të dëmtuar, mund të përhapet te gjendrrat limfatike e mushkëritë me pasoja fatale.

E vetmja tentativeë ngelet Kemioterapia, por rezultatet janë të pakënaqëshme.

6. Virusi Sabia

Gusht 1994, një virolog shkoi në Klinikën e Mjekësisë Tropikale në Universitetin e Yale-it (USA) me ethe dhe dhimbje kurrizi. U konstatua që ai kishte një formë komplet të re të një virusi, indentifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut, i cili kishte “rrëshqitur” nga një epruvetë e plasaritur.
Vetem dy raste janë raportuar: një vdiq me hemorragji të organeve të brendeshme e tjetri mbijetoi pas vuajtjeve të papërshkrueshme, të tmerrshme. Ky virus njihet fare pak e s`ka trajtim për te.

7. Virusi Hendra.

Ngjan me virusin Nipah, por gjindet në Australi. Është hasur tre herë në njerëz, të gjithë e morën nga kontakti me kuajt. Dy prej tyre vdiqën.

8. Virusi Sin Nombre ose Hantavirusi i Sindromes Pulmonare – HSP

HSP u gjend për herë të parë në 1993, pas hetimeve të bëra për një sëmundje fatale respiratore që u vu re në shtetet jug-perendimore të USA që atëherë, 100 raste janë raportuar në 20 shtete amerikane, shumica në perëndim.

Veçoria e kësaj sëmundje?

Ndryshe nga shumica e sëmundjeve që zakonisht sulmojnë njerëzit me mbrojtje (sistem imun) të dobet, kjo sëmundje ka prekur më të shëndetshmit e me të fortët.

Vjen nga minjtë e pyllit (i quajturi mi i drerit) pra nga rodentët. Pasi ekspozohen ndaj feceve të këtyre rodentëve pacientet kanë ethe e dhimbje muskujsh deri 5 javë më vonë, e ndjekur kjo me pas me marrje fryme pasi mushkëritë gradualisht mbushen me lëng, në raste ekstreme kjo sjell vdekje. S`ka trajtim për këtë virus.

9. Vibrio Kolera 0130 (Vibrio cholerae 0130).

Ky është bakteri përgjegjës për Kolerën Aziatike, i izoluar për herë të parë në Peru (në 1991).

Përhapet tepër shpejt nëpërmjet ujit të ndotur e me pas arrin proporcione epidemike: nga mbi 1.000.000 pacientë të prekur në hemisferën perën-dimore (nga 1991-1995) pati mbi 10.000 të vdekur. Sëmundja fillon MENJËHERË! Periudha e inkubacionit sillet, nga 6 orë – 5 ditë. Pacienti ka ngërçe abdominale, të vjella e dehidrim. Vdekja vjen nga dehidrimi (humbja e lengjeve). Antibiotikët ndihmojnë për të shkurtuar sëmundjen.

10. Virusi Guanarito.

Në Shtator të 1989-tës, doctorët në Venezuelë filluan të shihnin një sëmundje me ethe tepër të larta në mesin e popullsisë së fshatit. Shumë nga pacientët u shtruan në spitale sepse ethet nuk pushonin, kishin dobësi të përgjithshme, dehidrim dhe hemorragji të brendshme. Mbi 100 raste janë konfirmuar, rreth 1/3 e pacienteve vdiqën.

Mendohet se përhapet nga minjtë. Njohuritë për këtë virus janë minimale.

Si paratezë në këtë vazhdim, me duhet të theksoj për ju të dashur lexues se jam i bindur që pasi të keni lexuar 10 sëmundjet e para, përveç informacionit e disa viruseve të cilat ju ndoshta si keni dëgjuar kurrë (shumicën e tyre), mund t`ju lindin pyetje:

E në mes tyre mund të jene dhe këto:

A vërtetë e justifikojnë titullin e këtij shkrimi, këto sëmundje?

A mund të fusim në sëmundjet me vdekjeprurëse të Botës një sëmundje që ka prekur 2 vete apo tre, apo qoftë dhe 100 pacientë?

Më duhet t`ju them se kjo është e natyrshme, me shume njerëz vdesin në urgjenca apo në shtëpi nga fasulet, pullat e këmishave e objektet e huaja në rruget e frymemarrjes. Më shumë njerëz vdesin nga sëmundjet “ordinere”, pra pse?

a.) Shumë prej këtyre sëmundjeve të reja nuk i “masim” dot me numrin e viktimave. Janë zbuluar relativisht vonë, e për faktorë subjektivë e objektivë nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë.

b.) Egërsia e një sëmundje matet nga vdekshmeria që shkakton, nga njohuritë që kemi ne për të, e mjetet në dispozicion për kurim (shërim). Prandaj themi nëse në sëmundjen e re, të pare në tre pacientë (në gjithë Botën) – dy vdesin. Kjo “përkthehet” që 2/3 vdesin, pra në rast përhapje të këtij virusi në 100 paciente 66 janë pashpresë, statistikisht.

c.) Më kryesorja, mbani mend se bëjmë fjalë për sëmundje infektive. Pra që përhapen, janë ngjitëse në një forme a një tjeter. E ne kurrë nuk e dime se kur ky virus do “vendosë” të marrë një viktimë tjetër ose të na çudisë me një epidemi masive.

d.) Njohuritë tona minimale, elementi surprizë në favor të virusit dhe vdekshmeria tepër e lartë, krahasuar me sëmundjet e tjera, nuk janë thjesht një tregues i pafuqisë së shkencës mjekësore në këtë aspekt, por një shtytje për të kërkuar e zbuluar rrugë të paeksploruara!

Për këto arsye, e shume të tjera këto sëmundje i quajme SËMUNDJET ME VDEKJEPRURËSE në BOTË !

11. Hepatiti C.

Ky infeksion viral i mëlçisë është shkak madhor në sjelljen e kancerit të mëlçisë, verdhësit e vdekjes nga helmimi i gjakut. Zbuluar për herë të parë në 1989, përhapet nga kontakti direkt me gjakun e njeriut, p.sh nga transfuzionet e gjakut apo kontakti seksual. Në mënyrë globale mendohet se janë mbi 170 milion persona me këtë infeksion kronik, e çdo vit kësaj armate i shtohen 4 milion të tjerë. Nuk ka vaksine për Hepatitin C.

12. Hepatiti E.

Zbuluar në 1988-tën, ngjan me Hepatitin C, përveç se mund të transmetohet nga ushqimet ka më pak shanse të jetë fatal.

13. HIV-Human Immunodeficiency Virus.

Më 1983 u zbulua HIV virusi që është përgjegjes për SIDA-n, Sindromin e imuno-deficiencës së fituar. Një sëmundje kjo e indentifikuar për herë të parë në burrat homoseksualë në Amerikë. Që atëherë përhapja e kësaj sëmundje është bërë me virulente ndërmjet heteroseksualëve, veçanërisht në Afrikë e Azi. Shpërndahet nëpërmjet gjakut e lëngjeve trupore. Nuk ka kurë (shërim) dhe as vaksinë për të, por një forme e re trajtimi me ilaçe e quajtur “terapia treshe” po jep rezultate inkujaruese.

14. Escherichia coli 0157 : H7.

Ky variant i rrezikshem i Escherichia coli u zbulua për here të pare në 1982 pas një shperthimi të një diarreje të tmerrshme me gjak me origjine nga hamburger-et e kontaminuar. Pas kesaj, shumica e infeksioneve kanë ardhur nga ngrenia e mishit të grire të pa gatuar plotesisht. të rriturit e shendetshem, zakonisht e marrin veten, por mund të jete vdekjeprurese të femijet e vegjel e tek të moshuarit.

15. Campylobacter jejuni.

Është shkaku kryesor i diarresë në vendet e zhvilluara. Identifikuar në `77-tën, ky bakter prek çdo kënd, por fëmijet nën 5 vjeç dhe të rinjtë janë më në rrezik. Campylobacter jejuni shpesh gjindet në pulën e pagatuar, në qumështin e pazier, pasi bakteria bartet nga kafshet e mizat nëpër ferma.

16. Cryptosporidium parvum.

Tjeter fajtor për diarrenë, prek një në 40 persona në Europën perëndimore.

17. Rotavirusi.

Kjo është një endemi mbarë botërore, përgjegjës për gjysmën e shtrimeve në spitale nga diarreja të fëmijëve. Zbuluar në `73-tën vjen nga përgatitja e ushqimit me duar të palara, zakonisht në shtepi. Mbi 1.000.000 fëmije vdesin nga pasojat e rotavirusit çdo vit!

18. Semundja e Legjionareve.

Mori këtë emër në 1976-tën kur një shpërthim i pneumonisë u pa ndërmjet pjesëmarrësve në takimin e Legjionit Amerikan në Filadelfia. Qindra-mijëra persona infektohen prej saj në të gjithë Botën çdo vit, 5 – 30% e tyre vdesin. Përhapet nga sistemi i ajrit të kondicionuar. Kapur në fazen e hershme trajtohet me rezultat.

19. Ebola.

Ethet hemorragjike Ebola, janë një sëmundje vdekjeprurëse te njerëzit e majmunët, shihet në mënyrë sporadike që nga zbulimi i saj në 1976. Merr emrin e një lumi (Ebola) në Kongo (ish Zaire). Është tepër infektiv nëpërmjet kontaktit me lengje trupore, sjell temperaturë të lartë e të vjella masive. Shumica e viktimave vdesin brenda një jave nga fillimi i infeksionit, pasi gjithë organet e brendshme të tyre bëjnë kolaps total. S`ka kurë (shërim)!

20. Sëmundja Lyme.

U pa në fillim kur po vrojtohej artriti në fëmijët e qytetit Lyme (Connecticut, USA). Shkaktohet nga bakteri Borrelia burdorferi e transmetohet me pickim. Rrallë është fatale, por nëse skuqja fillestare nuk trajtohet sjell invaliditet nëpërmjet sëmundjes se kyçeve e lodhje kronike .

Klubi Kulturor

Përgatitur nga studentët e mjekësisë