Rrushi, fruti i bekuar që përmendet 11 herë Kur’an

0
282

Hardhia e rrushit është e bekuar-bimë e bereqetshme e cila përmendet gati në të gjitha librat e shenjta Tevrat (Tora), Zebur (Psalmet), Inxhil (Ungjill) dhe Kur’anin Fisnik, dhe është kultivuar qysh para 6.000 vjetëve. Është me prejardhje nga Azia Qendrore (afër Detit Kaspik) dhe aty ende edhe sot kësaj dite mund të gjendet në formën e saj të parë.

Mbetje të tij janë gjetur edhe në artefaktet e kohës së bronzit si dhe në varrezat e Egjiptit të vjetër. Gjithashtu rrushi përmendet qysh në kohën e Profetit Nuh a.s. Prodhuesit më të mëdhenj të rrushit sot janë Italia, Franca dhe SHBA.

Vlen te theksojmë se këtë bimë të bereqetshme të cilën Kur’ani Fisnik e përmend 11 herë dhe e cila ritet dhe prodhohet në kushte të favorshme klimaterike, për fat të keq nuk e kemi zbatuar në mënyrë adekuate dhe aq sa duhet në jetën tonë fetare.

Rrushi në sasi të vogla mund të mbillet dhe të kultivohet edhe në kopshtet tona, si dhe në vazot e mëdha,madje dhe në shtëpi. Rrushi i freskët është me kalori të ulët ngase përbëhet 80% prej ujit. Rrushi përmban pak natrium dhe nuk përmban thartira yndyrore dhe kolesterol . Rrushi i thatë për shkak të dehidrimit përmban më tepër kalori dhe është një burim i mirë i hekurit për anemikët (personat me gjak të dobët).

Rreth 25% e rrushit përbëhet nga sheqeri. Sheqerërat e rrushit dallojnë nga të gjithë sheqerërat tjerë. Sheqeri i rrushit shumë shpejt depërton në enët e gjakut ndaj dhe për këtë është mjaftë efikas për lodhjet fizike e psikike dhe në periudhën pas shërimit nga sëmundja e anemisë.

Për shkak të koncentrimit të madh të përqindjes së madhe të hekurit, rrushi stimulon ripërtëritjen e gjakut dhe shërben si ilaç natyrorë për mëlçinë, veshkat dhe sistemin digjestiv. Rrushi stimulon funksionimin e veshkave dhe për shkak të rregullimit të nxjerrjes së lëngjeve nga trupi ai e ul tensionin e lartë të gjakut.

Pirja e lëngut të rrushit u rekomandohet atyre që vuajnë nga i thati i barkut (çibani), gastriti, ndezja e supeve, reumatizmi, dëmtimi i mëlçisë dhe shpretkës si dhe te disa helmime. Rrushi e forcon muskulin e zemrës, ndihmon në kurimin e bronkitit dhe kollitjes, neuralgji dhe pagjumësi. Ai e pastron gjakun dhe e përmirëson ngjyrën e lëkurës.

Rrushi i thatë ndihmon në sëmundjet e organeve të frymëmarrjes, ndalon intensitetin e kollitjes, dhimbjet e veshkave, ato të kanalit të urinimit dhe konsiderohet si mjet efikas në përmirësimin e memories.

Rrushi sot është bërë qendër e hulumtimeve të ndryshme shkencore. Në vitin 1996 shkencëtarët zbuluan tek ai një substancë të quajtur REZVERATROL e cila tregon cilësi të shkëlqyera antikancerogjene. Kjo substancë ka fuqi të madhe kundër karcinomit në të tri fazat e tij, ndaj dhe për këtë është mjet tejet efikas në hemoterapinë bimore.

Vlen të theksojmë se këto përbërje shëruese të rrushit nuk ndodhen në verë. Natyrisht që këtë besimtari i sinqertë e ka fare të qartë, sepse buron nga një bimë e bekuar dhe e bereqetshme, kurse skeptikëve argumentet shkencore të të vërtetave të përhershëm kur’anore u vijnë dhe gjithnjë kanë për t’iu ardhur, e ata edhe më tej mbeten të verbër dhe të shurdhër.

“ Edhe nga frutat e hurmës dhe të rrushit nxirrni prej tyre pije(lëngje) dhe ushqim të mirë. Ska dyshim se edhe në këtë ka fakte (mbi Fuqinë e Zotit) për njerëzit që mendojnë.” ( En-Nahl, 67).

“ Me atë (shiun) mbijnë, për të mirën tuaj, të lashtat, ullinjtë, hurmat, rrushnajat dhe nga të gjitha frutat (e pemëve). Në këto (të mira) ka argumente për një popull që vështron.” (En-Nahl, 10-11).

“Ai është që për ju lëshoi nga (lart) qielli ujë, që prej tij të keni për të pirë dhe prej tij të keni bimë që në to do t’i kullotni (bagëtinë).”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here