Rritet prodhimi industrial në Turqi

0
261

Indeksi i prodhimit industrial në Turqi për muajin shtator u rrit për 6.2 për qind. Instituti i statistikave të Turqisë, TUIK, publikoj të dhënat e indeksit të Prodhimit Industrial.

Indeksi themelor i prodhimit industrial për muajin shtator u rrit për 6.2 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Duke i analizuar nënsektoret e prodhimit industrial për muajin shtator të vitit 2012 indeksi i prodhimit në sektorin e minierave dhe guroreve në krahasim me vitin e kaluar u rrit 10.8 për qind, indeksi i sektorit të industrisë së prodhimit për 6.2 për qind, sektori i prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, gazit natyror, avullit dhe sistemeve të kondicionerit u rrit për 4.1 për qind.

Indeksi i pastruar prej ndikimit kalendarik për muajin shtator 2012 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 6.2 për qind, ndërsa indeksi i prodhimit industrial i pastruar nga ndikimi kalendarik dhe i stinëve në krahasim me muajin e kaluar u rrit për 3.9 për qind

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here