Rreth Kadri Veselit dhe opinionit të tij islamofobik

0
190

images1Kosova e pas luftës u ballafaqua me sfida të mëdha, në njërën anë shpallja e Pavarësisë së Kosovës dhe në anën tjetër sfida e popullit që ballafaqohej me një krizë të brishtë ekonomike, popullata shqetësohej edhe me një sfidë tjetër, e ajo ishte vrasja e atyre që u njohën në mesin tonë si “luftëtar të lirisë” apo së paku dikush i kishte emëruar kështu.

Në një kohë kur ne nuk dinim se çka po ndodhte me këto vrasje dhe ende kishim emocione të përfundimit të luftës na vinin lajme ku shqetësoheshim për vrasjet e pas luftës, madje në atë kohë dëgjoja opinione të ndryshme ku dikush i cilësonte se “ende ka serb që i vrasin shqiptarët”, sepse populli i mjerê nuk e dinte se dikush veç kishte filluar të ndante “mexhet” e tyre, madje edhe një shërbim sekret që dikur i shërbente luftës kundër serbeve e pas luftës filloj ti shërbej atyre që filluan ti ndanin pasurit e popullit në emër të tyre.

Qytetarët kosovar derisa mendonin se liderët e tyre u zgjodhën në mënyrë demokratike nga populli u tronditën kur në opinion dolën agjentët e këtij shërbimi sekret të quajtur SHIK, ku tregonin vrasjet që u bënë në emër të SHIK-ut, por për interesa të “politikanëve” mafiash që tani veç e kërkojnë pushtetin dhe janë në pushtet.

Udhëheqësi i këtij organizimi ishte një emër që sot po kërkon pushtet dhe po paraqitet para popullit sikurse ato laviret që zihen nga policia duke ushtruar prostitucion dhe kërkojnë mëshirë, përveç krimeve që kishte bërë organizata e këtij dua ta e citoj edhe agjentin Nazim Bllaca i cili i zbuloj krimet e tyre me inçizimet që kishte publikuar në media.

Tani ish udhëheqësi i SHIK-ut Kadri Veseli u inkuadrua në politikë pasi që mori mëshirën e ndërkombëtarëve dhe u sigurua që nuk do të jetë në bankën akuzuese disa herë tenton që kosovarëve t’ju jap mend dhe moral me opinionet e tij të pa bazuara. Nuk është problemi i Kadri Veselit këtu që partia e tij është në pushtet, por problemi është pse partia që mori votat për të mbrojtur muslimanët mbanë në pushtet partin e Kadri Veselit, pasi që muslimanët u diskriminuan për të drejtat e tyre themelore pikërisht nga partia e Kadri Veselit.

Në një prononcim që ai bëri akuzoj muslimanët besimtarë që po përdorin fenë për qëllime politike, ai madje akuzoj praktikantët fetar me radikalizëm. Me këtë prononcim agjenti i SHIK-ut tenton të cënoj të drejtat e muslimanëve në Kosovë me vetë faktin se kërkon që muslimanët të mos e përdorin fenë për qëllime politike, duke e marrë parasysh se feja islame urdhëron që vajzat të mbulohen dhe urdhëron që çdo besimtar të ketë pamjen dhe veshjen tij në pajtim me ligjet fetare, gjë që këto ligje cenohen nga pushteti i partisë në pushtet që është pjesë vetë edhe Veseli.

Duke e pasur parasysh se Veseli dhe partia e tij ka marrë erën e frikës nga elektorati musliman dhe nga hakmarrja që elektorati musliman do ti bëjë PDK-së dhe partive që nuk e mbajtën fjalën e dhënë elektoratit, atëherë Kadri Veselit i mbetet të mundohet ta njollos këtë elektorat që me mundësi të i vë një njollë duke i shpallur siç tha në një intervistë si “armiqtë e kombit”.

Por një analizë të shkurt të ia bëjmë këtyre deklaratave të Veselit, i shpall muslimanët armiq të kombit një udhëheqës që organizata e tij akuzohet sot për krime të rënda ndaj shqiptarëve, i shpall maskarenj muslimanët një njeri që është pjese e një partie politike e cila udhëheq shtetin ku mjerimi dhe varfëria janë bërë pjesë e jetës normale, i shpall luftë muslimanëve një njeri që sot manipulon mediat (rasti i bërjes me sy kur nuk i pëlqeu pyetja).

Megjithatë Kadri Veseli nuk mori mësim as nga kërkuesi i pushtetit Ramush Haradinaj, i cili dita ditës u shkatërrua politikisht ku ju rrënua ajo karrierë e pakët që e kishte dhe në këtë shkatërrim të tij nuk u bë shkas tjetër përpos se lufta që i shpalli muslimanëve dhe përgjigja që muslimanët i dhanë atij.

Por nuk mori mësim as nga deputetja Lama që shfaqi islamofobinë e saj haptas duke i shar popullin e Kosovës, ku më pastaj muslimanët i dhanë përgjigjen e merituar dhe e shkatërruan politikisht, fillimisht duke e përjashtuar nga V.V.

Nga gjitha këto përmbledhje të shkurta nuk besoj që populli im është aq idiot sa të bëj kurban të drejtën e tyre vetëm për ta parë Kadri Veselin si një udhëheqës apo deputet i ardhshëm.

Për fund shpresoj që asnjë prind nuk do të lejoj fëmijën e tyre të shikon apo të merr moral apo dije nga Kadri Veseli, sepse morali dhe dija e tij u shpalos pikërisht në vargjet më lartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here