Roboti me128 krahë bën punën e qindra punëtorëve

New York Times ka një histori interesante rreth mënyrës si fabrikat e robotëve janë afër zëvendësimit të qindra e mijëra punëtorëve me pagë të ulët në fabrikat botërore të elektronikës. Shembulli është fabrika e Philips Electronics Drachten, në Holandë, ku robotët me 128 krahë mund të bëjnë punën e qindra punëtorëve në Kinë duke montuar pajisje elektrike.

Implikimet e këtij revolucioni në robotikën industriale janë ekonomikisht domethënëse dhe të frikshme. Robotët mund t’i sjellin përsëri fabrikat në vendet që kanë humbdur të gjitha punët me paga të ulëta, në vende të tilla si Kina, e cila ka 700,000 punëtorë që punojnë vetëm në produktet Apple-it. Disa shtete duan që këto vende pune të kthehen në vendin e tyre, por pjesa shqetësuese është se fabrika me robotë në Holandë mund të funksionojë vetëm me disa punëtorë. Nëse robotët mund të bëjnë punën e miliona punëtorëve, ekziston frika e humbjes së vendeve të punës.

“Kjo është e ardhmja”, thotë gazeta. “Një valë e re robotësh, shumë më të aftë se ato tashmë të përdorur zakonisht në fabrikat e makinave dhe prodhuesit e tjerë, do të zëvendësojnë punëtorët nëpër botë në prodhim dhe shpërndarje.”

Foxconn, prodhuesi që monton iPhone-in e Apple-it dhe produkte të tjera, thotë se ka në plan të instalojë më shumë se një milion robotë në vitet e ardhshme për të plotësuar forcën e saj punëtore në Kinë. Por nuk është e qartë sa punëtorë do të eliminojnë robotët.