Qëndrimet e dijetarëve rreth Haxhaxh ibn Jusuf eth-Thekafi, prijesit zullumqarë

0
476

 250px-Seal_of_al-Hajjaj_ibn_Yusuf

  Vula e Haxhaxhit…

Falënderimi i qoftë vetëm Allahut, më pastaj:

Haxhaxh ibn Jusuf E-Thekafij në peshoren e Ehli-Sunetit dhe xhematit

Ka thënë shejhul Islam ibn Tejmijeh ne librin e tij “El-Fetava” 3/278: Ehli-Suneti dhe xhemati e ndjekin Kuranin dhe Sunetin, e respektojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij e ndjekin të vërtetën dhe kanë mëshirë ndaj krijesave.

Haxhaxh ibn Jusuf E-thekafij emër i njohur në historinë Islame, emër që njihet me derdhjen e gjakut, shtypje, tirani, emër që thuajse nuk ka historian që shkruan libër në histori veçse e përmend Haxhaxhin, mirëpo a ka ky njeri të mira në detin e mëkateve të tij?

Përgjigjet Imam Dhehebiu në librin e tij “Esijeru alamu nubela” 4/344 dhe thotë në biografin e tij: Haxhaxhi ishte zullumqarë, tiran, uzurpues, gjakderdhës, ishte trim, kishte elokuencë dhe retorik dhe kishte respekt për Kuranin… kishte të mira në detin e mëkateve të tij dhe çështja e tij mbetët tek Allahu, në përgjithësi e kishte teuhidin (njësimin e Allahut), kishte shokë nga tiranët dhe prijësit.

Shiko se si e ndan drejtësinë Ehli-Sunneti për njerëzit e llojit të Haxhaxhit dhe ia lënë çështjen Allahut.

Allahu e shpërbleftë Imam Dhehebiun.

Meselja e bërjes kafir Haxhaxh ibn jusf eth-Thekafiun:

Ata që than se Haxhaxh ibn Jusuf eth-Thekafij nuk ishte kafir:

Kohën e Haxhaxhit patën fatin ta arrijnë edhe disa nga sahabët prej tyre ishin: Ibn Omeri, Enes ibn Maliku, Abdullah ibn Zubejri këta e ditën se Haxhaxhi ishte zullumqarë, tiran, gjakderdhës me gjithë këtë nuk e shpallën kafir, këto janë disa tekste në këtë çështje:

Udhëheqja e haxhilerëve nga Haxhaxhi ku në mesin e tyre ishte Ibn Omeri:

Transmeton Seid ibn Xhubejri i cili ka thënë: Kam qenë me ibn Omerin kur e ka goditur shtiza në thembrën e këmbës së tij, kam zbrit dhe ia kam hequr nga këmba e tij dhe ne ishim në Mina, i arriti kjo Haxhaxhit dhe shkoi për ta vizituar dhe e pyeti Haxhaxhi: Sikur ta dije kush të goditi?

Iu përgjigj Ibn Omeri duke i thënë se ti me ke goditur, i tha Haxhaxhi si? Duke i futur armët në Harem (qabe) dhe nuk ka qenë me herët që armët të futen në harem (qabe).

Dhe këtu në haxh transmetohet se Ibn Omeri radijAllahuanhu është falur mbrapa Haxhaxhit.

Enes ibn Maliki radijAllahu anhu dhe torturat e Haxhaxhit:

Nga Zubejr ibn Adij radijAllahu anhu transmetohet që ka thënë: Kemi shkuar tek Enes ibn Maliki radijALlahu anhu dhe ju ankuam për torturat e Haxhaxhit, na tha:

Bëni durim, sepse nuk do të ju vije juve kohë veçse ajo që vjen pas sajë do të jetë me e vështir derisa ta takoni Zotin tuaj, e kam dëgjuar këtë nga i Dërguari juaj salAllahu alejhi ve selem. Transmeton Buhariu 7068.

Ky është Sufjan eth-Thevriu rahimehullah i cili kur u pyet për Haxhaxh ibn Jusuf eth-Thekafiun qfare tha:

Transmeton Elalikai në “Sherh Usul ehli sunneh vel xhema`a” 6/1150 që ka thënë:

Transmeton Isa ibn Ali na ka treguar Abdullah ibn Muhammed el-Begaviu që ka thënë ka thënë Ebu Seid el-Eshexh ka thënë Ebu Usameh i ka thënë një njeri Sufjan eth-Thevriut:

A dëshmon për Haxhaxhin dhe Ebu Muslimin se ata dy janë në zjarr? Tha: “Jo, përderisa njeriu e pranon teuhidin dhe nuk e kundërshton.

Ata që than se Haxhaxh ibn Jusuf eth-Thekafiu ishte kafir:

Transmeton Tavusi nga babai i tij që ka thënë: Jam çuditur nga vëllezërit tonë të Irakut e quajnë Haxhaxhin besimtarë. (Transmeton Ibn Ebi Shejbeh në librin e tij “El-Iman”Ibn Seidi në “Tabekat” Abdullah ibn Ahmed në: “Sunneh” Halali në “Sunneh”dhe ibn Asakiri në: Tarihu dimeshk”.

Kurse shejh Albani e ka saktësua në korrektimin e librit “Iman”të ibn Ebi Shejbës.

Nga Ibrahimi transmetohet se kur iu është përmendur Haxhaxhi para tij ka thënë: Me të vërtet mallkimi i Allahut është mbi zullumqarët. Hud 18.

Nga Sha`biu transmetohet që ka thënë: Dëshmoj se ai ishte besimtar i tagutit, kafir në Allahun, me këtë e kishte për qëllim Haxhaxhin.

Transmetohet nga Exhleh që ka thënë: I kam thënë Sha`biut: Disa njerëz besojnë se Haxhaxhi ishte besimtarë? Tha: Kanë besuar në idhuj dhe tagut.

Mirëpo Sh`abiu -rahimehullah është penduarnga kjo fjalë siç e përmend Imam Dhehebiu në librin e tij “Sijeru alamu nubelau”.

A thua vallë: A është vërtetuar kufri i Haxhaxhit që ta krahasojmë me kafirat njerëzit me të këqij në tokë?

Allahu ka thënë në Kuran: A do ti bëjmë muslimanët sikurse kriminelët, çfarë është me juve si gjykoni?

Janë cekur shumë gjëra të këqija për Haxhaxhin të cilat i bën njerëzit prej atyre se s`ka mundësi që Allahu ta fal atë. SubhanAllah!! A na ka bërë Allahu përgjegjës që ti ndajmë njerëzit ky është i falur ndërsa ky është i mallkuar?!

Haxhaxhi ishte prej atyre që kishte dërguar muxhahidë dhe davetxhi për çlirimin e tokave me qëllim që ta përhapin Islamin në ato vende, ndoshta Allahu me këtë dëshiroi që t’ia hap derën e shpërblimit për secilin që e pranon islamin dhe ti vije Haxhaxhit shpërblimi i atyre njerëzve pa ju munguar asgjë nga shpërblimi. Allahu ka fuqi për çdo gjë.

Është transmetuar se Haxhaxhi në momentin e vdekjes së tij ka thënë: O Allah më fal mua sepse njerëzit mendojnë se Ti nuk ke mundësi (të më falësh). (Tarihu Dimeshk 4/82 dhe Bidajetu ve Nihajetu e Ibn Kethirit 9/138).

Ju themi atyre që flasin në të drejtën e Haxhaxhit: Dëgjojeni fjalën e Hassanit -rahimehullah- atëherë kur e dëgjoi njërin nga ata që ishte ulur pran tij dhe e shante Haxhaxhin pas vdekjes së tij, u kthye nga ai i zemëruar dhe i tha: O biri i vëllait tim: Haxhaxhi ka shkuar tek Zoti i tij: Ti kur të dalësh para Allahut do të gjesh që mëkatin të cilin e ke përbuzur në dynja do të jetë më i rënd për ty sesa mëkati më i madh që e ka kryer Haxhaxhi dhe secili prej juve dyve atë ditë do të mjafton çështja e tij, dije o biri i vëllait tim se Allahu- Fuqiplotë- do ti jep hakkun atij që Haxhaxhi i kishte bërë zullum dhe gjithashtu do t’ia jep hakkun Haxhaxhit kush i ka bërë zullum dhe mos e zi vetën pas sodit me mëkatin e askujt. (E përmend Ebu Neimi në Hiljetu 2.271)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here