E qara i bën mirë shëndetit

0
187

Jeta është e mbushur plot gëzime dhe hidhërime, duke na dhuruar të qeshura dhe të qara. E qara të bën mirë, pasi të jep mundësinë të shfaqësh anën emocionale. Kjo është një e mirë si nga ana fizike, ashtu dhe nga ana psikologjike.

Emocionet e fshehura nuk i bëjnë mirë organizmit, sepse ndikojnë që brenda njeriut të ketë shumë tension. Çdo lot shndërrohet në një të mirë të mundshme për organizmin në momentin që të vjen të përlotesh.

Sforcimi që dikush i bën vetes përballë një situate të vështirë për të mos qarë, është në vetvete një dëm shumë i madh, pasi shkakton një situatë të rëndë stresi.

Në këtë rast, sforcimi sjell dëme të konsiderueshme për stomakun, sistemin imunitar dhe deri te problemet kardiovaskulare.

E qara nuk vjen gjithmonë si pasojë e dhimbjes, por edhe si pasojë e emocioneve, sidomos brenda një çifti. Në ndryshim nga meshkujt theksojmë se femrat janë më të ndjeshme.

Ato qajnë rreth 16 muaj nga jeta e tyre. Kjo vjen si pasojë e ngjarjeve nga më të ndryshmet, si për shembull gëzimi dhe suksesi i fëmijëve të tyre, çka krijon pafundësisht emocione.

Shkaku se përse meshkujt qajnë shumë pak lidhet me arsyet kulturore dhe edukative, të cilat i bëjnë ata më të fortë për të përballuar situata të ndryshme në jetë. /dritaislame/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here