Pse po qanë

0
215

Transmetohet se Hatim el Esam një ditë u kishte thënë fëmijëve të tij: Këtë vit po shkojë në haxh! Fëmijët i thanë:

Ti po shkon në haxh, por neve ku po na len, nuk kemi asgjë e as ushqim ! Vajza e tij e madhe e cila ishte një besimtare shumë e sinqertë, vëllezërve dhe motrave të saja u tha:

Jepni leje babait të shkojë në Haxh, ai nuk është Furnizues ! Babai shkoi në haxhë e fëmijët ngelën pa ushqim.

Një natë motra e madhe ju lut Allahut xh.sh. duke i thënë: O Zoti im, mos na braktis!

Kur pas një kohe të shkurtë pran shtëpisë së tyre kalon Guvernatoi i vendit, i cili ndalet dhe kërkon prej tyre ujë për të pirë. Fëmijët i dhanë ujë të ftohë guvernatorit dhe shoqëruesve të tij, e ai pasi ngeli i kënaqur nga shërbimi pyeti: e kujt është kjo shtëpi? Ata i thanë: E Hatim Esamit.

Guvernatori nxori nga xhepi një monedhë nga ari dhe e la në enën ku piu uj, dhe tha: Kush më do mua, le të veprojë ashtu si veprova unë! Pastaj të gjithë shoqëruesit në enë lanë nga një monedhë ari.

Vajza e madhe e cila e pa shfaqen me sy, filloi të qajë e Guvernatori e pyeti: Pse po qanë? Ajo tha: Po qajë ngase, një krijesë na pa neve me mëshirën e tij, e ne u pasuruam, e çka mendoni ju në shikimin e mëshirshëm të Krijuesit të lartëmadhërishëm

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here