Pse Allahu i urdhëroi engjëjt t’i bëjnë sexhde Ademit?!

0
182

Pyetje: Pse Allahu i urdhëroi engjëjt t’i bëjnë sexhde Ademit?! Gjithashtu, pse vëllezërit e Jusufit i bënë sexhde Jusufit, -alejhis-selam!-?! Pyes për këtë duke pas parasysh se sexhdeja duhet të jetë për Allahun!

Përgjigje: Sexhdeja ka dy koncepte:

Es-Suxhudu el-Ibadeh: Bëhet duke e madhëruar atë të cilit i bën sexhde, duke dashur të afrohesh tek ai; kjo lloj sexhdeje është prej llojeve të ibadetit (adhurimit), ndaj është vetëm për Allahun, sipas të gjithë legjislacioneve të cilave i janë përmbajtur të dërguarit e Allahut;
Suxhud tehije ve tekrim: Bëhet për ta përshëndetur dhe nderuar atë të cilit i bën sexhde; Dhe ky lloj është ai tek rasti i engjëjve kur u urdhëruan nga Allahu që t’i bëjnë sexhde Ademit, dhe i bënë sexhde Ademit, e që me këtë sexhde e nderuan Ademin, ndërsa në anën tjetër e bënë këtë për ta respektuar Allahun i Cili i ka urdhëruar me këtë.
Pra, edhe sexhdeja e prindërve dhe vëllezërve të Jusufit për të ishin përshëndetje dhe nderim për të, ngase kjo ishte e lejuar tek Sheriati i tyre, mirëpo në Sheriatin e vulës së të dërguarve Muhamedit, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, në asnjë rast nuk lejohet sexhdeja për dikë tjetër përveç Allahut, andaj i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: “Po sikur të isha urdhërues i dikujt që t’i bënte ndokujt sexhde, do të urdhëroja gruan t’i bënte sexhde burrit të saj”[1]. Sikurse i Dërguar i i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, e pati ndaluar Muadhin nga sexhdeja që deshi t’ia bëjë atij, vepër kjo të cilën ai deshi ta bëjë pasi e përmendi se ithtarët e Librit kësisoj i bënin sexhde njerëzve të tyre të mëdhenj, e që atëherë i Dërguari, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ia përmendi hadithin që sollëm më lartë.

Si rrjedhojë e përsosmërisë së këtij Sheriati për realizimin e Teuhidit u bë i ndaluar sexhdeja për gjithkënd përveç Allahut, dhe ky Sheriat i përkryer përfshin të gjitha dispozitat. Allahu, i Larti, ka thënë: “Sot ua përsosa fenë tuaj dhe ua plotësova dhuntinë Time ndaj jush. Jam i kënaqur që feja islame të jetë fé e juaja”[2]

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here