Protesta në Gjakovë kundër Vulinit, 4 të arrestuar

0
186

foto

Gjatë protestës së sotme të qytetarëve kundër vizitës së ministrit pa portofol Aleksandër Vulin, janë arrestuar 4 persona.

Siç shihet në fotot dhe në videon më poshtë që i ka siguruar Indeksonline, qytetarët janë parë duke protestuar të revoltuar, ku kishin bllokuar rrugët me vetura, ndërsa siç duket, atje janë përdorur edhe shkopinjë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin i cili e kishte vendosur veturën e tij për të bllokuar rrugëm.

Me këtë rast, çdo pjesë e qytetit ka qenë e vërshuar nga qytetarë të pakënaqur për këtë vizitë. Gjatë kësaj periudhe, në ndihmë pjesëtarëve të policisë së stacionit policor Gjakovë, NJSO –Pejë, në ndihmë atyre u kanë dalë edhe policia kufitare dhe patrulla tjera nga stacioni policor Deçan dhe Klinë, duke mbajtur nën kontroll qytetarët e mbledhur në masë të madhe në rreth 3500-4000 veta, ku në veçanti kishte nëna të të zhdukurve me fotografi të të zhdukurve, gra dhe fëmijë.

“Kështu, në situatën e krijuar, u është ofruar siguri pelegrinëve dhe nuk ka të lënduar. Duke parë situatën në fjalë, përfaqësuesi i pelegrinëve në vizitë ka kërkuar vullnetarisht që mos të futen në kishë dhe të vazhdojnë rrugën për në Deçan. Fluksi i qytetarëve nga të gjitha anët, mbi 4000 veta, dhe që në çdo kohë shtoheshin edhe më shumë, ka vështirësuar marrjen e masave të sigurisë, mirëpo, edhe përkundër saj, në mënyrë të sigurt janë larguar [pelegrinët] në drejtim të Deçanit, në përkrahje të patrullave të stacionit dhe trafikut rajonal dega në Gjakovë, dhe janë përcjellë deri në Manastirin e Deçanit në mënyrë të sigurt”, njofton më tej Policia e Kosovës.
Policia më tej bën me dije se gjatë rrugës për në Deçan, në lagjen “Dardani”, një pelegrin serb kishte hedhur një gur mbi një veturë civile dhe kishte dëmtuar xhamin e saj, mirëpo nuk është raportuar nëse i njëjti edhe është arrestuar. Policia ka njoftuar vetëm se lidhur me këtë rast, është iniciuar rasti “Dëmtim prone”.
Qytetarët, sipas Policisë, janë shpërndarë të qetë.
Në këtë aktivitet janë iniciuar gjashtë procedura dhe janë arrestuar katër persona ku edhe prokurorët kanë mbikëqyrë punën e policisë në inicimin këtyre procedurave, ka njoftuar Policia e Kosovës.

http://www.youtube.com/watch?v=mULPLQevHhU

1548320_10202754052282447_725065954_o

1491044_10202754051922438_714700191_n

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here