PROFESORESHË, PSE NUK JE MARTUAR?

0
189

Një profesoreshë e një shkollë, kishte pamje dhe moral të bukur, por ishte e pa martuar, andaj njëherë shoqet e saja e pyesin: pse nuk je martuar deri tani?Ajo ishte përgjigjur kështu:

“Një grua kishte pasur pesë vajza dhe burri i saj e kërcënon se nëse e lind edhe një vajzë tjetër, ajo vajzë nuk ka vend në shtëpinë e tyre. Gruaja pas një kohe e lind një vajzë dhe burri i saj e mori atë vajzë dhe e la para xhamisë pas namazit të jacisë duke shpresuar se dikush nga njerëzit do ta merr. Kur u kthye në namazin e sabahut, e pa se vajza e tij është në të njëjtin vend. Ai këtë veprim e përsëriti shtatë ditë, ndërsa nëna çdo natë i këndonte asaj Kuran, atij iu mërzit, kështu që e ktheu në shtëpi.

Gruaja përsëri mbeti shtatzënë, u frika se përsëri do të jetë vajzë, por Allahu i dha mashkull. Pas një periudhë të shkurtër i vdiq vajza më e madhe, dhe pastaj nëna lindi pesë djem dhe i vdiqën edhe pesë vajzat.

Mbeti ajo më e vogla, prej të cilës babai donte të shpëtonte!!”

Profesoresha i pyeti shoqet: “A e dini se cila është ajo vajza që babai i saj dëshironte që të shpëtojë prej saj? Ajo jam unë! Dhe arsyeja pse unë nuk u martova është, sepse babai im është plak, kurse nëna ka vdekur dhe nuk ka askush që të kujdeset për të!! Kurse sa u përket vëllezërve të mi, ata vijnë për ta vizituar atë një herë ose dy herë në muaj.

Babai im shpesh qanë për atë se çfarë ka vepruar me mua!” (Perkthim)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here