Princi i minberit Imam AbdulHamid el-Kishku

0
273

                                                                                                                       (u84u)abdulHamid Kishk

1933-1999
Abdulhamid Kishk, Allahu xh.sh e mëshiroftë, është një prej ligjëruesve më tënjohur të vendeve arabe dhe atyre islame në përgjithësi. Ai llogaritet si kalorësi i minberit dhe mbrojtësi i lëvizjes së Vëllezërve Mysliman. Abdulhamid Kishk, Allahu xh.sh e mëshiroftë, dijetar i njohur egjiptian që pas vete ka lënë mbi 2000 ligjërata audio dhe për 40 vite me radhë sa ishte ligjërues në xhami të ndryshme ai asnjëherë nuk ka gabuar në rregullat gramatikore të gjuhës arabe. Andaj me plotë të drejtë është quajtur edhe si ‘’Ligjëruesi i shekullit të 20-të ‘’.

Abdulhamid Ibn Abdulaziz Kishk është i lindur në provincën e Buhejras të Egjiptit, ai u lindë me 10.03.1933. Si fëmijë ishte mjaftë i zgjuar dhe shumë inteligjent andaj edhe arriti të e mësonte Kuranin përmendësh ende pa i mbushur 10 vjet, pastaj vazhdon shkollimin e tij në Qendrën Islame në Aleksandri të Egjiptit dhe në vitin e dytë të shkollës së mesme arrin një mesatare prej 100{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} dhe kështu arrin të radhitet i pari në tërë Egjiptin. Studimet i vazhdoj në Fakultetin e Bazave të Fesë në Universitetin e Ez’herit dhe përgjatë tërë studimeve të tij ishte studenti më i dalluar saqë shumë prej profesorëve të tij e kishin autorizuar që lëndët e tyre të ua shpjegonte kolegëve të tij studentë, e sidomos ato që kishin të bënin me gjuhën arabe.

Abdulhamid Kishk, Allahu xh.sh e mëshiroftë, ka tetë fëmijë. Pesë djem dhe tri vajza dhe që të gjithë fëmijët e tij janë hafëz të Kuranit.

Shpirti i tij ishte i lidhur ngushtë me minberat e xhamive dhe këtë e kishte dëshmuar që në moshën 12 vjeçare kur për herë të parë kishte ligjëruar në fshatin e tij të lindjes. Edhe përkundër moshës së tij Abdulhamid Kishk, Allahu xh.sh e mëshiroftë, kishte lënë mbresa tek njerëzit me trimërinë dhe oratorinë e treguar andaj edhe ia kushtoi tërë jetën e tij ligjërimeve në xhami.

Me tu diplomuar në fakultet në vitin 1961 kishte marrë edhe lejen për mësimdhënie si një prej studentëve më të dalluar dhe në vitin 1962 e përfaqëson Ez’herin në Ditën Botërore të Dijes. Pastaj kalon si ligjërues në xhaminë Ajn El-Haja në Kajro dhe aty qëndron për 20 vite me radhë.

Edhe përkundër asaj se që nga vegjëlia ishte i verbër, Abdulhamid Kishk, Allahu xh.sh e mëshiroftë, për herë të parë arrestohet në vitin 1965 dhe qëndron në burg gati tri vite. Gjatë qëndrimit të tij në burg, ai ishte torturuar marrëzisht dhe vazhdimisht transferohej nga një burg në tjetrin.

Ndërsa problemet e tij serioze me pushtetin e atëhershëm të Egjiptit kishin filluar në vitin 1976 e në veçanti pas marrëveshjes së njohur të Kamp David , me që rast e akuzojë qeverinë për tradhti ndaj Islamit dhe myslimanëve. Në Tetor të vitit 1981, Enver Sadati kishte dhënë urdhër

për arrestimin e tij dhe kjo kishte ardhur pasi që në një prej ligjëratave të tij e kishte akuzuar drejtpërdrejtë Sadatin, e ashtu edhe ndodhi por pas një viti lirohet nga burgu. Por që pas lirimit të tij i ishte privuar çdo e drejtë për të ligjëruar.

Pas vetës së tij ka lënë mbi 100 libra në të cilat kryesisht shtjellonte metodat e mësimit, punës dhe edukimit islam. Librat e tij nga dijetarët bashkëkohorë janë cilësuar si mjaftë të thjeshta dhe të përshtatshme për të kuptuar drejtë islamin. Po ashtu pasi që iu ndalu ligjërimi ai u morë me shpjegimin e Kuranit dhe botoji librin e tij në 10 vëllime. Ky libër llogaritet si shtyllë e tretë e komentimit të Kuranit përkrah librit’’ Nën hijen e Kuranit ‘’ të Seid Kutbit dhe librit’’ Bazat e Tefsirit ‘’ të Seid Havas.

Abdulhamid Kishk, Allahu xh.sh e mëshiroftë, njërin sy e kishte humbur në moshën 13 vjeçare ndërsa tjetrin në moshën 17 vjeçare por kjo nuk e kishte penguar që të arrinte rangun e dijetarëve më eminent të Islamit. Ai shpesh e përsëriste thënien e Ibn Abasit r.a ku thotë se: Nëse Allahu xh.sh ua merr dritën syve të mi atëherë do e shtoi atë në sytë e mendjes dhe të shpirtit tim.

Ai shquhej për trimëri dhe guxim të lartë që kishte në ligjërimet e tij andaj edhe u bë cak i shpeshtë i torturave sepse koha në të cilën ai jetoj njihej edhe si ‘’ Koha e Heshtjes ‘’ pasi që pushteti i atëhershëm ishte tejet mizor dhe më së paku e njihte mëshirën. Thuhet se në trupin e tij nuk mund të gjeje vend e të mos kishte shenja të dhunës dhe torturave që ishin ushtruar ndaj tij.

Bashkëshortja e tij tregon se ditën që kishte vdekur u kishte treguar asaj dhe fëmijëve të tij se si kishte parë në ëndërr të Dërguarin s.a.v.s dhe Omerin r.a dhe se i Dërguari s.a.v.s i kishte thënë: I bëjë të fala Omerit. Abdulhamid Kishk, Allahu xh.sh e mëshiroftë, ia kishte përcjell fjalën e të Dërguarit dhe kishte rënë i vdekur për toke. Ai në ëndërr ishte pastruar nga i Dërguari s.a.v.s dhe po atë ditë pasi që kishte marrë abdes dhe kishte filluar të falte namazin e Xhumasë vdes në sexhden e dytë të rekatës së dytë në namazin e xhumasë të 6 Dhjetorit të vitit 1996. Abdulhamid Kishku, Allahu xh.sh e mëshiroftë, çdo herë e luste Allahun xh.sh që të ia mundësonte të vdiste duke qenë në sexhe andaj edhe iu përgjigj Allahu xh.sh lutjes së tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here