Prifti që var “demonët” (FOTO)

0
189

kisha1-1912Një prift në një kishë daneze dha një mesazh të çuditshëm në prag të Krishtlindjeve, duke varur xhuxhat e babagjyshit në hyrje të kishës së tij.

Xhuxhat ndihmës apo “elfët” konsiderohen prej prelatit 45-vjeçar, Jon Knudsen, si demonë.

Sipas priftit, në të vërtetë ata janë një pasqyrim i së keqes dhe lidhja e tyre me figurën e Babagjyshit dhe festave të fundvitit është e gabuar, ndaj ai bëri një akt konkret për t’i treguar besimtarëve se bënin gabim të besonin tek kjo traditë, duke varur një “demon” në hyrje të kishës së tij në Lxkken, Danimarkë.

Duke i konsideruar këto personazhe si një “Kal Troje” që i vendoset ditëlindjes së Krishtit, prifti vendosi nën elfët e varur mbishkrimin: “Ne heqim dorë nga Djalli, të gjithë demonët dhe zotërimet e tij”.

23

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here