PREJ KUR ËSHTË BËRË KURBAN BAJRAMI PROBLEM PËR NJË FAMILJE!!

Prej atëherë kur emri i tij është shndërruar nga kurban bajram në bajramin e madh!

Prej atëherë kur therja e kurbanit është bërë traditë shoqërore, e jo adhurim që të afron kah Allahu!

Prej atëherë kur lëkura e kurbanit ka filluar të shitet!

Prej atëherë kur kurbani ka filluar të blihet për hir të fëmijëve, e jo për hir të afrimit kah Allahu!

Prej atëherë kur mishi i kurbanit ka filluar të ruhet nëpër frigoriferë, dhe nuk është shpërndarë për të varfrit e jetimët!

Prej atëherë kur është bërë bajrami shans për ta prezantuar fuqinë e blerjes dhe të garuarit me numrin e kurbaneve!

Prej atëherë kur filluam të shkojmë në xhami me fal namazin e bajramit dhe të shohim se si komshiu jonë e ka therë kurbanin para se të falet namazi.

Prej atëherë kur mishi i kurbanit është bërë pjesë e ndejave me alkool dhe me haram.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU