Politikanët s’i mbajnë premtimet, nuk dhuruan rrogën e nëntorit

0
234

Zyrtarët shtetërorë i shpëtuan pagat e nëntorit, të cilat ia premtuan Bashkësisë Islame për ndërtimin e Xhamisë në Prishtinë.

Zyrtarë të BIK-ut thonë se prej ditës së Kurban Bajramit, e deri të dielën, asnjë politikan nuk dorëzoi asnjë cent në llogaritë e këtij institucioni fetar, shkruan “Express”.

Edhe këtë muaj tre politikanët kosovarë që premtuan se do të japin nga një pagë për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë, patën mundësi t’i shfrytëzojnë pagat e tyre mujore, pa ia dhënë Bashkësisë Islame të Kosovës.

Asnjëri prej tyre nuk mori mundim që një rrogë të plotë, apo edhe gjysmën e saj ta qoj atje ku e premtuan. Ndonëse kaloi një muaj qysh kur kryetrari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, Kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi i dhanë fjalë të mëdha myftiut të Kosovës Naim Tërnavës, asgjë nuk lëvizi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here