Plaku dhe ene prej druri

0
252

Ishte një plak i cili jetonte me djalin, nusen dhe nipin e tij.

Kur plaku filloi të hyj në moshën e shtyrë nuk ishte më në gjendje të ushqehej normalisht, duart i dridheshin dhe ushqimi i binte nga dora.

Një ditë plakut i bie ena me ushqim nga dora dhe i thyhet, nusja u zemërua dhe kërkoi nga burrin i saj të gjej ndonjë zgjidhje.

Djali mendoi dhe vendosë t’ia bëj të atit një enë nga druri, për të shmangur derdhjen e ushqimit në tryezë.

Por, problemet nuk u ndalen me kaq, filluan plakun ta largojnë edhe nga tryeza dhe të ushqet vetëm, i ndarë nga familja. Plaku u mërzit shumë për shkak të gjendjes së tij në ditët kur kishte më së shumti nevojë për përkrahjen e familjes.

Me kalimin e kohës ndalesat nga djali dhe nusja vetëm se shtoheshin, e plaku nuk mund t’i duronte më…

Pas disa muajsh plaku vdiq.

Pas kryerjes së ceremonisë së varrimit, qifti bashkëshortor vendosën që gjërat e plakut t’ju falnin të varfërve ose t’i hidhnin. Papritmas nipi erdhi dhe e mori enën prej druri. Kur babai e pa e pyeti: “Çfarë të duhet ajo enë prej druri? Çka do të bësh me të?
“Dua ta ruaj që me të t’ju ushqej ty dhe nënën kur të plakeni si gjyshi”, u përgjigj djali

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here