O plako! A nuk zure mend dy herët e para, që kërkon ta shpëtosh për të tretën?

0
172

Një burrë i moshuar ishte ulur dhe po qetësohej në bregun e një lumi. Në një moment sytë i pikasën një mace që kishte rënë në ujë dhe rrjedha e ujit po e merrte me vete. Ajo orvatej të dalë nga lumi por nuk ia dilte dot. Menjëherë i moshuari bëri atë që i diktoi ndërgjegja, përveshi këmbët, hyri në ujë dhe zgjati dorën të kapë macen e gjorë.
Por, ndërkohë që sapo e kapi, macje i zgjati këmbët dhe e gërvishti të moshuarin.
Instinktivisht ai tërhoqi duart dhe u tërhoq pas, por sërish i erdhi keq për macen që po mbytej dhe përsëri zgjati duart ta shpëto dhe për herë të dytë macje i e gërvisht duke i ngulur thonjtë në lëkurën e regjur të plakut.
Ai bëri pas, por sërish i erdhi keq, prandaj dhe iu afrua maces që përpëlitej në ujë që ta shpëtojë nga kthetrat e vdekjes.
Ndërkohë që hidhte hapat drejt maces, një burrë në anën tjetër të lumit, i cili e kishte ndjekur të gjithë skenën, i bërtiti dhe i tha:”O plako! A nuk zure mend dy herët e para, që kërkon ta shpëtosh për të tretën?!”
Megjithatë, plaku dukej sikur nuk e kishte mendjen fare tek kritika e këtij burri, edhe pse e dëgjoi mjaft mirë. Ai iu afrua maces dhe arriti ta nxjerrë nga uji.
Pasi e la të lirë në tokë të thatë, i moshuarai iu drejtua burrit nga ana tjetër:”O zotëri! Është natyra e maces të gërvishte dhe është natyra ime të solidarizohem dhe të tregohem i dhembshur. Përse dëshiron të heq dorë nga natyra ime dhe të përvetësoj natyrën e maces?! Njerëzit duhen trajtuar sipas natyrës tënde dhe jo sipas natyrës tyre, sido qofshin ata dhe sido qofshin sjelljet e tyre lënduese. Mos ua vër veshin atyre zërave që të nxisin për tu zhveshur nga vlerat e tua sublime, me pretekstin se të tjerët nuk e meritojnë mirësinë tënde. Kur jeton për të gëzuar të tjerët, në fakt, ti po gëzon veten tënde në herë të parë.”
Huazuar nga Elmaz Fida

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here