PIKA E GRAVITETIT(Rëndesës)

0
259

Adem Zuka (Pozheran)

Jeta për njerëzimin është e atillë por edhe universi që patjetër duhet të kenë pikën e gravitetit që funksionimi të bëhet adekuat. Kur shiqojmë me anën e syrit universin shofim diellin hënën yjet rrugën e qumshtit e tj, me siguri na mbushet mendja se është e pa mundur që këto pamje mos të kenë pika qendrore të funksionimit. Tash me ndihmën e instrumenteve të ndryshme zbulohen galaktika të shumta dhe dëshmohet vërtet se ka sisteme të shumta në gjithësi ende të pa zbuluara por është primare që këto sisteme secila në vete ka një pikë graviteti dhe të gjitha janë nën komandën e dikujt. Nuk jam astronom por dashta sado pak të marr si shembull planetet të cilat çdo njeri i shef me sytë e vet dhe sado kudo bindet sipas aftësive që ka. Gjitha këto sisteme të krijuara në gjithësi punojnë në formën më precise që t’mund të funksionojnë dhe asnjëri nga satelitët e sistemit nuk ndryshon rrugën e vet se përndryshe qrregullohet shumçka. Ky funksionim preciz i planeteve nuk mund të bëhet vetvetiu nga natyra e vdekur por është një fuqi rregulluese e cila secilit planet i caktoi rrugën dhe me anë të gravitetit mbahet funksionimi. Dikush mendon se graviteti është vet fuqia e krijuar nga natyra e vdekur dhe forca motorike që dirigjon me planetet është graviteti. Gjithë kjo komplikueshmëri në gjithësi dhe e udhëhequr në format më të përsosura pa gabimin më të vogël me siguri udhëhiqet nga një qendër e vetme e ajo qendër është i madhi Zot që e krijoi dhe programoi.

Zoti i madhërishëm me krijimin e gjithsisë dhe funksionimin e saj sistemor i tregoj edhe njeriut se model i funksionimit si të familjes ashtu edhe të shoqërisë duhet merren sistemet e planeteve. Zoti i madhërishem këtë rrugë na ka mësuar përmes pejgamberëve të dërguar çdo populli të cilët si pikënisje kanë pasur thirrjen e ati populli në besim në një Zot si qendër e gravitetit dhe pastaj tu përmbahen rregullave tjera po në atë formë sistemore. Kalimi i kohës, dominimi i të keqes dhe mosrrespe-ktimi i mësimeve të Zotit të madhërishëm solli njerëzimin në atë gjendje sa që ndryshuan edhe librat e Zotit sipas tekeve të sundimtarëve siq ndodhi me Tevratin Zeburin dhe Ungjillin. Kalimi i kohës solli deri tek mrekullia e gjitha kohrave që Zoti i madhërishëm na solli si udhëzues Ku’ranin dhe Muhamedin a.s. pejgamber të gjithë popujve për gjitha kohrat për t’na spjeguar në hollësi. Tash nëse duan njerëzia të funksionoj bota njerëzore sikur planetet në gjithësi domosdoshmërisht duhet ti përmbahet Kuranit dhe hadithit përndryshe shumica e gjërave janë të çrregullta. Pasi janë të qrregullta gjërat në rregullimin e marrëdhënieve shoqërore dominon dhuna e mjerimi, dominojnë të fortit dhe shtypen të vegjlit.

Nuk do shkoj në zgjerimin e temës por esenca është tek populli ynë shqiptarë për të krijuar një pikë graviteti e cila na mungon,disa njerëz kanë shumë hamendje kah tia mbajmë dhe fatkeqësisht deri ta gjejmë këtë pike do jemi në këtë gjendje. Për ta kthjelluar nga mjegulla e dendur të kaluarën tonë nuk është vështirë por disa satelit të vegjël mundohen të dalin nga orbita jonë e gravitetit dhe gjithë popullin ta fusin në orbitë tjetër e cila është e pa mundur…

Sundimi i Perandorisë Romake në këto troje që nga periudha para e.s. shkatërroi këtë popull në themel dhe duke e parë romakët se Ballkani mbeti me pak popull iliro –dardan të pa dëgjueshëm pranuan ardhjen e sllavëve krishter nga karpatet për ta popullzuar ballkanin. Kjo ishte një goditje edhe më e madhe vdekje prurëse për këtë popull sepse pas pak u formua perandoria e Bizantit e cila përbëhej nga grekët, sllavët dhe aleatët e tyre krishter. Bizanti si shenjë njohje të veten se i takon trungut krishter zgjodhi flamurin me shqiponjën dykrerëshe dhe bashkë me gregët bënë trysni të pa parë në iliro-dardanët e pa dëgjueshëm.

Pas disa vitesh piku sikur nga qielli Perandoria Osmane me ligjin e Allahut (Kuranin dhe Sheriatin) formuesit të sistemit të lartë qiellor dhe gravitacionit. Populli ynë iu bashkua masovikisht kësaj perandorie e cila punonte me ligjin e Allahut dhe filloi prosperiteti i këtij populli.

Disa mundohen të gjejnë pikën e gravitatit të shqiptarëve dhe përcaktojnë figura të ndryshme siq është Gjergj Kastrioti i cili nën flamurin e Bizantit bëri rezistencë Perandorisë Osmane(shpëtueses së shqiptarëve) duke u lidhur në aleancën krishtere me Venedikun Napolin dhe duke u miqësuar me brankoviqët e cërnojeviqët sllav. Siç shifet kjo pikë nuk ka fuqi të bëhet pikë bashkimi sepse familjet brankoviq e cërnojeviq e shumë viq tjerë dashtën ta shkatërrojnë këtë popull musliman më heret dhe më vonë. Gjatë kësaj prezence të Perandorisë Osmanë në këto troje shqiptarët ishin aleati kryesor i kësaj Perandorie dhe u dëshmua me numër të madh apo dikund afër 30 kryeministra dhe afër 40 ministra. Me fillimin e dobësimit apo rënies së P.Osmane filloi edhe rënja e fuqisë së popullit shqiptar atëherë u ngjallën hipokritët sikur në kohen e tashme. Hipokritët ishin pak por bënin sherr mjaft sepse ishin të lidhur me qarqet krishtere antishqiptare nga jasht të cilët ishin në vlugun e forces. Disa thonë si pike gravituese të jenë udhëheqësit e Lidhjes se Prizrenit të vitit 1878 kur qarqet krishtere ia pren këmishën popullit shqiptarë bukur shkurt duke ia gllabëruar më se 2/3 e teritorit shqiptarë. Këta patriot u munduan në maxsimum por nuk mundën të bëjnë asgjë sepse këtë kohë kishin edhe Turqinë si kundershtar e cila ishte e detyruar nga qarqet krishtere ti pengoj ishaleatët e vet me gjitha forcat. Na erdhi koha kur Turqia filloi të shuhej përfundimisht si Perandori nga këto troje dhe filluan ti fërkonin duart sllavët e grekët. Shqiptarët duke e parë rrezikun filluan pregatitjet për çlirim, ku këtë kohë ishte lider Hasan Prishtina i cili fshehurazi kishte edhe ndihmën secrete nga Turqia, qliruan Shkupin dhe ftoi katër vilajetet ti bashkohen, por fatkeqësisht Ismail Qemajli në vend se ti bashkohet Hasan Prishtinës shkoi në Bari të Italisë për punët e veta. Më 28 Nëntor të vitit 1912 ai Ismail Qemajl shpalli pavarësinë në Vlorë pa pjesëmarrjen e kosovarëve ku proklamohet se Isa Boletini mbërrini pas kohe… Noli pas viteve 1920 formoi qeverinë demokratike duke ia uruar Leninit Revolucionin e Tetorit sepse Noli ishte prift ortodoks. Ky nuk mund të ishte i qëndrueshëm për arsye se trojet shqiptare(si tërësi) me mbi 80{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} musliman ti udhëheq një prift ortodoks ishte e pa mundur.

Ahmet Zogu si mbret i Shqipërisë Londineze u mundua ta bëj një shtet të fortë por iku nga froni me fillimin e luftës së dytë botërore sa është munduar për te e vërteton koha.

Pas luftës së dytë botërore si figura të njohura kemi Enver Hoxhën dhe Fadil Hoxhën, të dy u munduan sa mundën në kapacitetet e tyre por vështirë tu thuhet se duhet mbeten si pika grvitacioni sepse na ndodhën shumë të zeza bile edhe masakra e Tivarit e tj. Pas viteve nëntëdhjeta na erdhën tjera figura siç janë Ibrahim Rugova, Sali Berisha, Hashim Thaqi, Ali Ahmeti e tj çka për ta nuk ka nevojë të thuhet asgjë se janë të freskët dhe dihen veprimtaritë e tyre më vonë.

Nga këto gjitha tash duhet përmblidhen në një thënie: Se populli shqiptar nuk duhet të lidhet pas figuravë njerëzore sepse gjithë njerëzit janë të gabuar, për atë arsye edhe është i obliguar ta beson vetëm një Zot të vetmen pike rëndese. Pasi besojnë në një Zot atëhere duhet shikohet se cili është libri dhe udhëzimi i Zotit, pastaj cilin njeri Zoti e zgjodhi dhe dërgoi si udhëzues për gjithë njerëzinë dhe gjitha kohrat. Pra ky popull i yni domosdoshmërisht është i obliguar nëse dëshiron të ekzistoj të gjej mbështetjen tek Allahu i madhërishëm duke besuar pa hamendje. Nuk ka pikë grumbulluese tjetër për shqiptarët dhe mbar njerëzinë pos librit të Allahut Kuranit a.sh. dhe duke iu përmbajtur hadithit si spjegim dhe kjartësim i Kur’anit. Duhet ta dijnë mire ata që i thonë vetes patriot nëse u ikun parimeve të përmendura më lartë janë kah rrënojnë ardhmërinë e këtij populli dhe janë nga satelitët rrebel apo lloj kometash që ikin nga tërësia. Mos të mundohen që këta satelit dhe kometa tërësinë e sistemit ta pengojnë në funksionim duke bashkëpunuar edhe me qarqet më antishqiptare dhe anti islame vetem na vonojnë se fitorja është e popullit shumicë.

U mundova ta them në pika sa më të shkurta me aq dije që pata insha-Allah Zoti mi fal gabimet.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here