PESË AJETE…

0
164

Hasan El-Basriu ka thënë: „Habitem me atë që ka probleme ndërsa është shpërfillës ndaj pesë ajeteve nga Libri i Allahut xh.sh., edhe pse e di dobinë e tyre.

Ajeti i parë:
Ne do t’ju provojmë me ndonjë gjë: me pak frikë, uri, me dëmtim të pasurisë, dëmtim të njerëzve dhe të të lashtave. Ti sihariqoji durimtarët! Atyre të cilët kur i godit ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Zotit jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” Ata do të shpërblehen me dhunti dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë! (Kur’an, El-Bekare, 155-157)

Ajeti i dytë:
Ju, së shpejti do ta kujtoni atë që po ju them! E, unë – rastin tim ia lë Allahut, me të vërtetë, Allahu i sheh robërit e Vet. Dhe, Perëndia e ruajti atë prej të këqiave dhe trillimeve të tyre, e ithtarët e Faraonit i kaploi dënimi i vrazhdë. (Kur’an, Gafir, 44-45)

Ajeti i tretë:
Atyre, të cilëve u thanë njerëzit: ‘Armiku është përgatitur kundër jush, frikohuni!’ Kjo përkundrazi ua shtoi atyre besimin, e thanë: ‘Neve na mjafton Perëndia, dhe Ai është mbrojtës i mrekullueshëm’! (Kur’an, Alu Imran, 173)

Ajeti i katërt:
Dhe (kujtoje) Dhun-Nunin (Junusin) kur iku i zemëruar (nga populli i vet), e mendoi se Ne nuk do ta dënojmë, andaj thërriti nga errësira: “S’ka zot tjetër përveç Teje! Ti je i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar (ndaj vetes)! Na iu gjegjëm atij dhe e shpëtuam nga brengosja. Kështu, Ne i shpëtojmë besimtarët. (Kur’an, El-Enbija, 87-88)

Ajeti i pestë:
Dhe (kujtoje) Ejubin kur iu lut Zotit të vet: ‘Mua, më ka goditur mjerimi, e Ti je më i mëshirshmi prje mëshiruesve!’ E, iu gjegjëm Na atij dhe ia larguam mjerimin që kishte ai, dhe ia dhamë atij familjen e tij, dhe krahas tyre – edhe aq (ia dyfishuam familjen) nga mëshira Jonë, që kjo të jetë këshilë për ata që Na adhurojnë. (Kur’an, El-Enbija, 83-84)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here