Përshkrimi i Xhehenemit

0
269

Vitin e kaluar në Finlandë është mbajtur kampionati botëror në atë se kush më tepër mund t’i bëjë ballë temperaturave të larta në saunë. Në finale kishin arritur një finlandez dhe një rus dhe kur temperatura kishte arritur në 110 gradë referët kishin vërejtur se diçka nuk ishte në rregull, kështu që kishin ndërprerë garën. Por, kur e hapën derën e saunës të gjithë u shtangën nga ajo që panë…

Të dy garuesit ishin të shtrirë në tokë, dridheshin dhe villnin, ndërsa lëkura në trupat e tyre kishte filluar të bie. Kishin plagë të hapura nga të cilat rridhte gjak. Finlandezi s’kishte shpëtim, mirëpo as rusi, ngase edhe ai vdiq pak kohë pas kësaj.

SubhanAllah, vëllezër dhe motra, nëse temperatura 110 gradë ia shkakton njeriut gjithë këto gjëra, atëherë çfarë do të ndodhë me atë njeri që do të digjet në zjarrin e Xhehenemit, zjarr i cili është 69 herë më i fuqishëm se sa zjarri i kësaj bote?! Madje, edhe veshja e banorëve të Xhehenemit do të jetë nga zjarri.

“Për ta është përgatitur shtrat nga zjarri dhe mbulojë (nga zjarri)”. (El-A’raf: 41). Allahu mos na bëftë prej atyre që shtretërit dhe mbulojën do ta kenë prej zjarrit… I Lartësuari gjithashtu thotë: “Se ata do të kenë shtresa të zjarrit edhe sipër edhe përfundi” (Ez-Zumer: 16)

“E idhujtarët atë ditë i sheh të lidhur në pranga. Petkat e tyre janë nga katrani (pezhgveja – zifti), kurse fytyrat e tyre do t’i mbulojë zjarri.” (Ibrahim: 49-50).

Jobesimtarëve dhe mëkatarëve do t’u digjen lëkurat, pastaj Allahu do t’ua zëvendësojë me lëkura të reja. Në disa mësime transmetohet se 70 mijë herë në ditë lëkura e tyre do të ndërrohet me lëkurë të re.

Allahu thotë: “E Unë atë do ta hedh në Sekar! E, ku e di ti se ç’është Sekari? Ai nuk lë send të mbetet pa e djegur.” (El-Mudeththir: 26-28). Kjo do të thotë se ai do të gëlltisë mishin, venat, nervat dhe lëkurat e tyre. Pastaj, këto do të zëvendësohen me të tjera, kështu që nuk do të jetë as i gjallë e as i vdekur. Allahu i Lartësuar thotë: “Jo, kurrsesi, ajo (para) është Ledhdha – flaka (emër i xhehenemit). Është që heq kapakët e kokës. Që e thërret (tërheq prej vetes) atë që është zmbrapsur e larguar (nga besimi), dhe që ka tubuar (pasuri) dhe e ka ruajtur (fshehur) atë.” (El Mearixh: 15-18). Kjo do të thotë se për shkak të vrazhdësisë së asaj flake lëkurat dhe mishrat do të ndahen dhe do të bien nga eshtrat dhe kjo gjë do të përsëritet vazhdimisht.

Ushqimi dhe pija e banorëve të Xhehenemit

“Pastaj ju, o të humbur e gënjeshtarë! Keni për të ngrënë prej pemës Zekum! Prej saj keni për t’i mbushur barqet! E menjëherë pas do të pini prej ujit të vluar! Do të pini si deveja e etshme! Kjo është mirëseardhja e tyre Ditën e Gjykimit.” (El-Vaki’a: 51-56).

I Dërguari, paqja dhe lavdërimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Nëse vetëm një pjesë e pemës Zekum do të binte në këtë botë, do t’i prishte të gjitha ushqimet e njerëzve të kësaj bote. Si do ta ketë punën ai që këtë do ta ketë ushqim?”

“…dhe u shuhet etja me ujë të valë që ua copëton zorrët e tyre”(Muhamed, 15). Nga ky ujë i valë në zjarrin e Xhehenemit do të shkrihet ajo që është në barqet e tyre, do t’iu dalin zorrët dhe do t’u bie lëkura, siç qëndron në fjalët e të Lartësuarit: “Që me atë u shkrihet krejt ç’ka në barqet e tyre e edhe lëkurat. Për ata janë edhe kamxhikët e hekurt. Sa herë që përpiqen të dalin prej tij nga vuajtjet e padurueshme kthehen me dhunë në të përsëri (u thuhet): “Vuani dënimin me djegie!”(El Haxh: 20-22).

Në Xhehenem nuk ka vdekje

Transmetohet nga Ebu Musa El-Eshariu, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Banorët e Xhehenemit do të qajnë aq shumë sa që barka do të mund të lundronte në lotët e tyre, ndërsa lotët e tyre do të jenë gjak.”(Transmeton Hakimi).

Për shkak të gjendjes së rëndë dhe të papërshkrueshme, banorët e Xhehenemit do të thërrasin rojën e Xhehenemit, melekun Malik: “O Malik, le të na i marrë shpirtrat Zoti yt!” do t’iu kthehet përgjigja vetëm pas njëmijë vjetëve: “…Ai thotë: “Ju do të jeni aty përgjithmonë!” Ne jua patëm sjellë të vërtetën, por shumica prej jush ishit urrejtës të së vërtetës.” (Ez-Zuhruf: 77-78).

Allahu i Lartmadhërishëm thotë: “Sa për ata që nuk besuan është zjarri i Xhehenemit. Ata as nuk gjykohen që të vdesin (të rehatohen), e as nuk u lehtësohet ndëshkimi. Kështu e ndëshkojmë secilin që është shumë i pabesim.” (Fatir: 36).

“…Për ne tash është njësoj, u pikëlluam thellë ose duruam, për ne nuk ka ikje (shpëtim)”. (Ibrahim: 21) Transmetohet nga Enes ibën Maliku se Zejd ibn Eslemi përkitazi me këtë ajet kur’anor ka thënë se: ”Ata kanë vuajtur njëqind vjet, pastaj kanë vajtuar njëqind të tjera, pastaj sërish kanë vuajtur njëqind vjet dhe pastaj kanë thënë: “…Për ne tash është njësoj, u pikëlluam thellë ose duruam, për ne nuk ka ikje (shpëtim)”. (Ibrahim, 21)

Vëlla i dashur dhe motër e çmuar, pyesim veten se si njeriu i cili është i bindur në ekzistimin e Xhehenemit, vazhdon duke mos iu nënshtruar Allahut?!!

Përktheu: Arsim SYLA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here