Përse disa njerëz trashen kur lënë duhanpirjen ?

0
190

Studimet kanë shfaqur se lënia e duhanit sjell deri të rritja e peshës nga katër deri në pesë kilogram mesatarisht dhe atë gjatë vitit të parë të jetës pa duhan.

 

Megjithatë, sipas hulumtimeve në Spitalin Universitar të Cyrihut, ish duhanpirësit nuk hanë më shumë se zakonishtë ushqim, kështu që ky nuk është shkaku i trashjes.

 

Profesori Gerhard Rogler thotë se ai dhe kolegët e tij kanë gjetë një shpjegim të mundshëm – ndryshimi i kombinimit të bakterieve në zorrë.ButtsVsFats

 

Në studimin e tyre të publikuar në zhurnalin ”PLoS One” kanzë zbuluar se kur një person ndalon duhanpirjen, ndryshon përberja bakteriale në zorrët e tij dhe më shumë të jep të kujtosh se ke të bësh me përbërjen bakteriale që e kanë përsonat obez (të trashë).

 

Ish-duhanpirësit ”e freskët“ dhe personat e trashë kanë më shumë bakterie të tipit Proteobakterie dhe Bakteroides, thotë Rogleri.

 

Mendohet se këta mikroorganizma në mënyrë shumë më efikase e përdorin energjinë dhe tresin fibrat, dhe si pasojë më shumë ushqim shëndrrohet në yndyrë, në krahasim me atë që hudhet jashtë.

 

Hulumtuesit kanë shqyrtuar pesë joduhanpirës, pesë duhanpirës dhe pesë persona të cilët e kanë lënë dduhanpirjen një javë para fillimit të studimit.

 

Në biodiversitetin e bakterieve të duhanpirësit dhe joduhanpirësit nuk janë parë dallimë të mëdha. Megjithatë, te ata të cilët sapo kanë lënë duhanpirjen, kishte më shumë Proteobakterie dhe Bakteroides, ka potencuar hulumtimi.

 

Gjatë periudhës së hulumtimit, personat të cilët kishin lënë duhanin fituan mesatarisht 2,2 kilogram, edhe pse ata kanë dëshmuar se nuk e kanë ndryshuar fare zakonin e ngrënies.

 

”Askush nuk u beson personave të cilët e lënë duhanin të cilët thonë se njejtë hanë ushqim si më parë, por shtojnë më shumë peshë. Ndoshta në këtë që e thonë ka edhe dicka të vërtetë”, thoitë Rogler  i cili shton se për këtë cështje ka planifikuar të bëj një studim më të madh.”

Përzgjodhi dhe përshtati: Dr.med. Flakron Sabedini (Abdurrezak MD)

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here