Përfitime shëndetësore nga namazi sipas të dhënave shkencore /Foto/

Përfitime shëndetësore nga namazi sipas të dhënave shkencore /Foto/

Namazi është urdhër i All-llahut për çdo musliman e muslimane. Në urdhrat e Zotit ka shumë urti e ka shumë dobi. Padyshim se edhe në ndalesat e Tij ka shumë dëme. Një pjesë e këtyre dobive dhe dëmeve sot janë vërtetuar nga specialistët. Islami i ka kushtuar një rëndësi të posaçme ruajtjes së shëndetit të njeriut ,një gjë të tillë që nuk ia ka kushtuar asnjë fe. Feja jonë, namazin që është prej ibadeteve më të lartësuara, na ka obliguar ta falim deri në fund të jetës sonë. Ai që fal namaz, natyrisht i arrin ato dobi që siguron namazi për shëndetin. Disa nga dobitë shëndetësore janë:

1. Lëvizjet (veprimet) që bëhen në namaz, ngaqë janë të ngadalshme, nuk e lodhin zemrën dhe për shkak se zhvillohen në kohë të ndryshme të ditës, ndihmojnë vazhdimisht për të ruajtur gjallërim vitual te njeriu.

2. Në trurin e atij që e vë kokën tetëdhjetë herë në tokë gjatë ditës në mënyrë ritmike, shkon më tepër gjak. Për këtë arsye qelizat e trurit ushqehen mirë. Tek ata që falin namaz, shumë pak njerëz shihen me memorje dhe personalitete të prishura. Këta njerëz, që falin namaz, kalojnë një jetë më të mirë shëndetësore.

3. Për shkak se ulen dhe ngrihen në mënyrë të drejtë, sytë e atyre që falin namaz posedojnë qarkullim më të fuqishëm të gjakut. Tek ata nuk rritet tensioni në sy dhe sigurohet këmbim i vazhdueshëm i lëngut nga këndi i syrit. prandaj edhe syri është i mbrojtur nga sëmundja e kolorit.

4. Lëvizjet izometrike në namaz, ndihmojnë përzierjen e mirë të ushqimeve në stomak, tajitjen e lehtë të vrerit dhe për këtë arsye mosgrumbullimin e vrerit në qese.Këto lëvizje poashtu kanë rol të madh edhe në lirimin nga kapsi. Lëvizjet i tundin mirë kanalet e veshkave e të urinës, gjë që mundëson të pengohet formimi i gurit në veshkë dhe ndihmohet edhe zbrazja me lehtësi e fëshikzës së urinës.

5. Lëvizjet ritmike në pesë kohët e namazit që falen, duke i vënë në lëvizje muskujt dhe nyjat që në jetën e përditshme nuk vihen në lëvizje, evitojnë sëmundjet si artezorën e nyjave dhe shtangimin e muskujve.

6. Për shëndetin e trupit duhet me siguri pastërtia. Abdesti dhe gusli janë edhe pastrim trupor, edhe pastrim shpirtëror. Dhe ja, pikërisht i këtillë është pastrimi i namazit. Sepse pa qenë edhe pastrimi trupor edhe pastrim shpirtëror nuk ka namaz. Abdesti dhe gusli e sigurojnë pastrimin trupor. Ai që e kryen detyrën e vet të ibadetit, bëhet i pastruar edhe shpirtërisht.

7. Në mjeksinë preventive kanë shumë të rëndësi lëvizjet trupore të bëra në kohë të caktuara. Kohët e namazit janë kohë të përshtatshme për freskimin e qarkullimit të gjakut dhe për gjallërimin e frymëmarjes.

8. Namazi është element i rëndësishëm që rregullon gjumin.

Për t’i arritur këto dobi të namazit, bashkë me faljen në kohën e duhur, duhet t’i kushtohet rëndësi higjenës, të mos hash shumë dhe ushqimet që hahen të jenë të pastra e hallall.

9. Më poshtë i keni të paraqitura në foto lehtësimet që i arrin personi që vuan nga dhembje trupore . Trupi përfiton lehtësim gjatë pozitave të ndryshme të namazit, në struktura të ndryshme të trupit, veçanërishtë në strukturat që më shpesh atakohen nga dhembjet si pasoj e dëmtimeve, sëmundjeve reumatike dhe të ndryshme:

Në kijam (qëndrim drejtë në këmbë)logo

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në ruku (përkulje)logoNë sexhdelogo

Në teshehudlogo