Për herë të 120-të, Izraeli e shkatërron këtë fshat palestinez (Foto)

0
154

Izraeli ka shkatërruar fshatin beduin Al-Araqeeb në shkretëtirën e Negevit për herë të 120-të.

Autoriteti i Tokave i Izraelit (ILA) shoqëroi policinë e Izraelit dhe buldozerët që bastisën fshatin dhe shkatërruan shtëpitë e improvizuara të bëra nga kallaji. Këto shtëpi banorët i rindërtojnë çdo herë që fshati prishet.

Një gjykatë izraelite vendosi se banorët e Al-Araqeeb duhet të paguajnë 262,000 sikla ($ 72,000) për shpenzimet e mëparshme të shkatërrimit, përveç $ 27,693 për të mbuluar shpenzimet e avokatit të shtetit.

Sipas banorëve të Al-Araqeb, para vendimit të fundit të gjykatës, fshati u urdhërua të paguante më shumë se dy milionë sikla ($ 541,000) për koston e grumbullimit të rrënojave të vitit 2010.

Al-Araqeb është një nga 35 fshatrat “e panjohura” beduine. Sipas Shoqatës për të Drejtat Civile në Izrael (ACRI), më shumë se gjysma e rreth 160,000 beduinëve në Negev banojnë në fshatra të panjohura. /MESAZHI/

Image result for bedouin negev desert israel

Related image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here