Orari i gjumit, si të veprojmë që fëmijët të flenë herët

0
228

Të vësh fëmijët të flenë nuk ka qenë asnjëherë e lehtë, pasi ata nuk e pranojnë kurrsesi që mund të jenë të lodhur. Koha para gjumit shndërrohet në një sfidë të vërtetë për prindërit, të cilët duan që fëmijët të flenë herët.

Kjo është një listë me këshilla e nxjerrë nga përvoja e disa prindërve, të cilët tregojnë se cilat janë gjërat që nuk duhen bërë në orarin e gjumit.

  1. Mos i gudulusni fëmijët

Një veprim i tillë vetëm sa do i shtojë adrenalinën fëmijës dhe do veshtirësojë procesin e fjetjes së tij.

  1. Mos i tregoni çfarë do bëni pasi ata të flenë

Në rast se ata dëgjojnë që ju do vijoni të qëndroni zgjuar, të gatuani, të lexoni, ose të shihni ndonjë film, ata do të duan të rrinë me ju dhe nuk do duan të flenë aspak.

  1. Mos filozofoni

Nëse u tregoni fëmijëve diçka që i vë në mendime e keni betejën të humbur. Ata do të fillojnë nga pyetjet pafund dhe gjumi do të jetë gjëja e fundit që do mendojnë.

  1. Mos i lini të bëjnë vazhdimisht gjëra “për herë të fundit”

Të pij edhe një gllënjkë ujë, të shkoj edhe njëherë në tualet, të ha edhe një biskotë janë thjesht justifikime për të zgjatur kohën e qëndrimit zgjuar.

  1. Mos i pyesni a i mbaruan detyrat

Kjo pyetje duhet bërë më herët, jo para gjumit. Sepse ata mund të thonë jo dhe atëherë ju do i ngrini të bëjnë detyrat me zor dhe çdokush do zgjohet të nesërmen dyfish i lodhur.

  1. Mos i lini të shohin video ose filma që nuk i keni parë vetë më herët

Mund të ndodhë që ata të kenë përmbajtje të papërshtatshme për fëmijët. Fëmijët mund të tremben ose të fillojnë të kërkojnë vazhdimin e filmit nëse ju e ndërprisni.

  1. Mos hapni diskutime

Fëmijët mund të bëjnë pyetje nga më të çuditshmet, nisur edhe nga librat ose filmat që shohin. Mos merrni pjesë asnjëherë në një diskutim të tipit “si do të ndiheshe po të ishe gur”. Kjo nuk ka fund…

Në vend të tyre përzgjidhni një libër dhe lexojini fëmijës me zë para gjumit, në mënyrë që ata të flenë më shpejt dhe të mësohen me të lexuarit gjithashtu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here