Nuk duhet të vishni asnjëherë këpucë pa çorape

0
157

Të veshësh këpucët pa çorape është një ndër trendet më të dëmshme për shëndetin sipas ekpertëve e nëse ju e ktheni këtë në një zakon rrezikoni shumë. Moda e “kyçit të zhveshur, e përhapur në masë rrit rrezikun e infeksioneve kërpudhore në këmbë.

Emma Stevenson nga College of Podiatry tha për The Telegraph se kontakti i këmbëve të djersitura me materialin e këpucëve mund të krijojë një mjedis ideal në të cilin infeksionet fungale mund të lulëzojnë.

Në mungesë të ajrosjes, lagështia, nxehtësia dhe bakteret bëjnë që këto të fundit jo vetëm të shumohen në sipërfaqen e lëkurës, por të “infektojnë’ dhe këpucët.

Nëse sërish doni t’i vishni këpucët pa çorape për ndonjë rast, ja çfarë duhet të bëni për të parandaluar infeksionet kërpudhore.

Spërkatini këmbët me antidjerësë përpara se të vishni këpucët.

Mos vishni të njëjtat këpucë çdo ditë.

Jepini këpucëve 48 orë për t’u tharë.

Përdorni qese çaji të thata për të thithur lagështinë e tepërt nga pjesa e brendshme e këpucëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here