Një studim i ri thekson se kujdesi ndaj dhëmbëve të pastër forcon kujtesën…

0
247

22.12.2009 13:22:08

Një studim i ri thekson se kujdesi ndaj dhëmbëve të pastër forcon kujtesën dhe aktivizon qelizat e trurit. A thua cili është udhëzimi i Profetit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, i lidhur me këtë?

Askush nuk ka paramenduar për ekzistimin e lidhjes ndërmjet aktivitetit të trurit dhe higjienës dentare. Prej gjërave të çuditshme që i ka vërejtur doktori amerikan Majkëll Rozin (në një lajm të publikuar në rrjetin CNN) është se mungesa e pastrimit të dhëmbëve ndikon në shëndetin mendor!

Ky doktor shpjegon se bakteret cipë (pllaka) ndërmjet dhëmbëve mund të shkaktojnë reagim imun që pasqyrohet në arteriet e zemrës, me ç’rast parandalon arritjen e ushqimeve të domosdoshme për qelizat e trurit, që nënkupton se pastrimi i dhëmbëve forcon kujtesën dhe mbron trurin.

Duke lexuar këtë lajm shkencor patjetër duhet të kujtojmë Sunetin e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, lidhur me pastrimin e dhëmbëve dhe kujdesin ndaj misvakut , saqë ai ka thënë: “Po të mos kisha frikë se do ta rëndoja umetin tim, do ta kisha urdhëruar që ta përdorin misvakun para çdo namazi.” (Buhariu dhe Muslimi)
Profeti e ka ndërlidhur pastrimin e dhëmbëve me çdo namaz që e fal besimtari në mënyrë që të jetë mendërisht aktiv.

Shikoni në këtë udhëzim profetik të shkëlqyer: “Transmetohet nga Shurejh, i cili e ka pyetur Aishen: “Me çfarë fillonte i Dërguari i Allahut, paqja e Allahut qoftë mbi të, kur hynte në shtëpinë e tij? Ajo iu përgjigj: “Me misvak” (Shënon Muslimi).

Por çfarë mund të thuhet për natën? A e harronte i Dërguari i mëshirës këtë zakon të mirë? Është transmetuar nga Hudhejfe, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut, paqja e Zotit qoftë mbi të, kur zgjohej natën, e pastronte gojën me misvak. (Shënon Muslimi)

Madje i Dërguari i Allahut, pastrimin e dhëmbëve e ka ndërlidhur edhe me kënaqësinë e Allahut të Lartësuar, që misvakun ta shndërrojmë në zakon dhe adhurim për të cilin do të shpërblehemi. Kësisoj, ai ka thënë: “Kujdesuni për misvakun ngase ai e pastron gojën dhe e kënaq Allahun.” (Silsile es Sahihah lil Albani)

Me këtë rast lexues të nderuar, patjetër duhet t’i parashtrojmë pyetjen çdokujt që tallet me këtë Profet të ndershëm, nëse mësimet e Profetit të mëshirës gjithnjë janë në pajtueshmëri të plotë me shkencën dhe faktet shkencore dhe urdhrat e tij gjithnjë sjellin mirësi dhe dobi për njerëzimin, atëherë përse refuzoni pasimin e profetit të mëshirës? Meditoni këtë sqarim hyjnor: “…dhe atyre që ndjekin të Dërguarin Tonë, Profetin që nuk di shkrim e lexim, të cilin ata do ta gjejnë të shënuar në shkrimet e tyre, në Teurat dhe Ungjill. Ai do t’i urdhërojë ata të bëjnë vepra të mira dhe do t’i ndalojë nga të këqijat; do t’ua lejojë të mirat e do t’ua ndalojë të këqijat, duke i liruar nga barrët e rënda dhe vështirësitë që kanë pasur. Prandaj, ata që do ta besojnë, përkrahin dhe nderojnë atë, duke ndjekur dritën që është zbritur me të, pikërisht ata janë të fituarit.” Thuaj (o Muhamed): “O njerëz, unë jam i Dërguari i Allahut për të gjithë ju, i Atij që i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës. Nuk ka zot tjetër të vërtetë veç Atij; Ai jep jetë dhe vdekje, prandaj besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, Profetin që nuk di shkrim e lexim e që beson në Allahun dhe Fjalët e Tij! Shkoni pas Tij, që të jeni në rrugën e drejtë!” (A’raf 157-158)

Përktheu: Almedin Ejupi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here