Një ngjarje mahnitëse e një thirrësi Saudian në Afrikë

0
192

Dëgjoni një ngjarje mahnitëse me të cilën po e mbyllim këtë takim. Një thirrës nga kolegët tuaj, nga të diplomuarit e Universitetit Islamik shkoi në Afrikë; një nxënës dije. Kur ata që deshën të mësonin, morën vesh se ai është nxënës dijeje, i palëkundur në Sunnet dhe Akide, u grumbulluan tej mase rreth tij. Grumbullimi i nxënësve rreth tij nxiti mllef në shpirtrat e Sufistëve, shehat e Sufistëve ia kishin zilinë dhe filluan ta mundonin atë kur ai shkonte në xhami dhe kur kthehej në shtëpi, dhe i hidhnin mbeturina para derës së tij. E dëmtonin tej mase.

Nxënësit e tij i thanë: “Ankohu tek prijësi, prijësi ushtarak i krishterë.” Ai tha: “Jo! Të shkoj të ankohem tek i krishteri pabesimtar!¬? Do bëj durim.” Kështu, bëri durim.

 

Allahu deshi që shehat e Sufizmit nuk duruan derisa ia paraqitën ankesën e tyre prijësit ushtarak të krishterë. (Ata i thanë): Vërtetë ka ardhur një person nga Hixhazi (territori i Mekkes dhe Medines) dhe na e ka ndërruar akiden (besimin) tonë, e ka përçarë rininë tonë, ka bërë këtë e këtë…

 

Ata (thirrësi bashkë me nxënësit) prezantuan tek prijësi.

Prijësi ushtarak tha: Si quhesh?

Ai tha: Unë jam filani.

(Prijësi i tha): Nga je?

(Ai tha): Unë jam nga Saudia.

Prijësi i shkolluar kishte studiuar në Evropë dhe ishte Afrikan.

(Prijësi) i tha: A ke diplomë?

Ai tha: Po! Kam diplomë.

(Prijësi i tha): Prej ku e ke atë?

Ai tha: Nga Universiteti Islamik në Medinën Profetike.

Ai (prijësi) i shikoi ata dhe i shikoi shehat (e Sufistëve).

(Prijësi) tha: Dhe ju (shehat e Sufistëve), ku keni mësuar?

Ata thanë: Ne kemi mësuar këtu, në vendin tonë.

(Prijësi) tha: Dëgjoni. A nuk jeni musliman!? A nuk ishte Pejgamberi juaj në Saudi? Pejgamberi ishte në Saudi, dhe ky qytet (Medineja) ka qenë në Saudi, më përpara si dhe tani. I Dërguari juaj ishte në Saudi, ishte në Mekke pastaj u zhvendos në Medine, dhe pastaj u varros atje. Feja e vërtetë është aty ku ka qenë Pejgamberi juaj, në Saudi. Ky (thirrësi) ka ardhur nga Saudia, dhe ka diplomë nga qyteti i të Dërguarit tuaj. Ky është ai që është në të vërtetën. A doni të mësoni prej tij? Feja e saktë është ajo që ka ai. Kurse ju (shehat e Sufistëve), jo (nuk e keni fenë e saktë sh.p)!

Ai (prijësi) u tha atyre: “Unë dhe shokët e mi shkuam në Evropë dhe studiuam, dhe (gjatë studimeve) pamë disa shtrembërime (në fenë e Krishtere) të cilat i ushtrojnë Afrikanët në kishat e tyre, të cilat nuk gjenden në Inxhil (Ungjill).

Ai (prijësi) tha: Unë mendoj se shtrembërimet (në Fe) që i keni ju (Sufistët), nuk kanë qenë në Saudi kur erdhi Feja, Feja ka ardhur prej atje.

Mësoni prej këtij Saudiani i cili ka ardhur prej Saudie, dhe përveç kësaj dite të mos më vij dikush të ankohet. Ose mësoni prej tij ose heshtni.

Kështu Allahu e ndihmoi të vërtetën. Kur u përmend kjo ngjarje, mu kujtua fjala e tij – ‘alejhi salatu ue selam:

 

إِنَّ اللَّهَ لَيُؤَيِّدُ هَذَا الدِّينَ بِالرَّجُلِ الْفَاجِرِ

“Vërtetë Allahu e ndihmon këtë Fe me një njeri të shthurur.”

I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – e ka thënë të vërtetën.

Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi Pejgamberinë tonë Muhamedin, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.

 

Autor: Shejkh Muhamed Aman el-Xhamij

Përktheu: Jeton Shasivari

 

free-wallpaper-27

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here