Një nga historitë e veçanta të Umer bin Khatabit (radijallahu anhu)

0
378

Erdhën dy të rinjë tek Emiri i Besimtarëve Umer ibn Khatabi (رضي الله عنه), i cili ishte në një mexhlis. Këta djelmosha sollën një burrë nga shkretëtira (beduin) të cilin  e vendosën përpara Emirit të Besimtarëve (رضي الله عنه).

Umeri (رضي الله عنه) tha: “Si është puna me të?”

Thanë: “O Emiri i Besimtarëve, ky na ka vrarë babanë tonë.”

E pyeti Umeri burrin: “A është e vërtetë që e ke vrarë atë?”

Ai tha: “Po, e kam vrarë.”   “Po si e vrave”, e pyeti Umeri (رضي الله عنه).

Ai tha: “Hyri me devenë e tij ne tokën time, dhe unë tentova ta largoj atë, po ai nuk u largua. Atëherë unë e gjuajta me  një gurë dhe i ra në kokë; kështu që ai vdiq.”

Umeri tha: “Ndëshkim… të vritet…, vendimi u mor megjithëse pa shkruar; e ai gjykoi drejt dhe nuk kishte nevojë për diskutim. Gjithashtu, Umeri (رضي الله عنه) nuk e kishte pyetur atë për familjen e tij (nëse kishte familje apo jo); apo nëse ishte nga ndonjë fis fisnik; nëse kishte familje të fortë; dhe po ashtu nuk kishte pyetur se çfarë pozite kishte në shoqëri. E gjitha kjo nuk i interesonte Umerit (رضي الله عنه) ai sepse nuk favorizonte ndokënd kur vinte puna tek gjykimi i Allahut; dhe as nuk mbante anën e askujt në dëm të sheriatit të Allahut, edhe po të ishte ai vrasës djali i tij.

Burri tha: “O Emir i Besimtarëve, të lutem për hir të Atij që është krijuesi i qiejve dhe i tokës, që të më lejosh një natë të vetme të shkoj tek familja ime –gruaja dhe fëmijët në shkretëtirë, që  t’i lajmëroj se ti do të më dënosh me vrasje, pastaj do të kthehem. Betohem në Allah se ata nuk kanë askënd që t’i ushqejë përveç Allahut, e pastaj mua.

Umeri (رضي الله عنه) tha: “Kush i del dorëzan këtij burri që të shkojë tek familja e tij  deri sa të kthehet?”

Heshtën të gjithë njerëzit; ata as nuk e njihnin  atë, as emrin e tij, as familjen e tij, as fisin e tij, as shtëpinë se ku e kishte. Si mund t’i dilnin garant atij përderisa nuk bëhej fjalë për dhjetë dinarë, as për një copë tokë, dhe as për një deve; në të vërtetë ajo ishte garanci për kokën e cila do të hiqej me shpatë?!

E kush mund ta kundërshtontë Umerin (رضي الله عنه) në lidhje me zbatimin e sheriatit të Allahut?! E kush mund të ndërhynte tek ai?! E kush mund të mendonte që të fuste ndërmjetës dikë  tek Umeri?!

Sahabët heshtën të gjithë, e Umeri (رضي الله عنه) ishte shumë i prekur dhe ishte në hezitim (nga kërkesa e burrit që askush nuk po i dilte për dorëzan).

Çfarë të bënte Umeri?! A ta vriste atë, ndërkohë që fëmijët e tij po vdisnin urie?! Apo ta lejontë atë të shkonte tek ata pa askënd garant, e të mos lahej gjaku i të vrarit?!

Përsëri njërëzit po heshtnin, kurse Umeri uli kokën. Më pasi ai iu drejtua dy të rinjve dhe i pyeti: “A do e falni këtë burrë?”.

Ata thanë: “Jo. Ai që na ka vrarë babanë tonë, patjetër duhet që të vritet o Emir i Besimtarëve.”

Umeri tha sërish: “A do t’i dalë kush për garant këtij burri??!

U ngrit Ebu Dherr El-Gafari (رضي الله عنه), dhe me burrërinë, devotshmërinë, dhe sinqeritetin e tij tha:

“Unë do t’i dalë për garant atij”.

Umeri i tha: “Duhet ta dish se ai ka vrarë! A e njeh atë?”

“Jo”, tha Ebu Dherri.

“Po si i del atij për garant?”, e pyeti sërish Umeri.

Ebu Dherri tha: “Sepse pashë tek ai çehren e besimtarit. Pashë se ai nuk gënjen, dhe inshaAllahu ai do të kthehet.”

Umeri tha: “Nëse ai do të vonohet më shumë se tre ditë, atëherë do të të vras ty në vend të tij.”

Ebu Dherri ia ktheu: “Allahul mustean, o Emir i Besimtarëve…”.

Kështu që u largua burri pasi që ia kishte dhënë Umeri (رضي الله عنه) tre netë kohë. Ai shkoi e takoi familjen e vet,  për të përgatitur veten për vrasjen që po e priste, dhe për t’u dhënë lamtumirën e fundit fëmijëve e gruas së vet. Pra ai shkoi për t’iu thënë fjalët e fundit atyre, dhe më pas për t’u kthyer.

Tre nëtët kaluan dhe Umeri nuk e po e harronte kohën e caktuar; i kishte numëruar ditët ditë më ditë, e i thirri njerëzit për namazin e iqindisë. Erdhën dy të rinjtë, e bashkë me ta erdhën njerëzit të gjithë; e po ashtu erdhi edhe Ebu Dherri dhe u ul përpara Umerit.

I tha Umeri (رضي الله عنه) atij: “Ku është ai burri?”

Ebu Dherri ia ktheu “Nuk e di o Emir i Besimtarëve?”

E ndërkohë, ngriti shikimin Ebu Dherri (رضي الله عنه) drejt diellit, i dukej sikur ai po lëvizte drejt perëndimit shumë shpejt- ndryshe nga ç’ishte normale.

Sahabët ndërkohë  vetëm po heshtnin. Ata ishin shumë të prekur, e vetem Allahu e dinte se sa.

Është e vërtetë që Umeri e kishte për zemër Ebu Dherrin, dhe po të donte e linte të lirë atë, por ky është sheriati i Allahut, këto janë gjykime hyjnore. Askush nuk mund të luante me gjëra të tilla; askush nuk mund të ndërhynte që të diskutonte me të; askush nuk mund t’ia prishte mendjen Umerit (رضي الله عنه) që ta zbatonte sheriatin sipas rastit, personit a vendit.

Në momentet e fundit pranë perëndimit të diellit paprimas burri u shfaq, e Umeri sa e pa madhëroi Allahun;  bashkë me të që të gjithë besimtarët thanë “Allahu Ekber” .

“O ti njeri, sikur ti të qëndroje tek familja jote atje në shkretëtirë, askush prej nesh nuk e do ta dinte se ku ishe dhe nuk do të kishim gjetur kurrë.” – tha Umeri.

Ai tha: “O Emir i Besimtarëve, unë nuk e bëra këtë nga frika për ty, por për Atë i Cili e di të fshehtën dhe të haptën! Ja ku jam o Emir i Besimtarëve. I lashë fëmijet pa ujë e pa ushqim dhe erdha që të vritem.”

“Sepse kisha frikë se do të thuhej: humbi mbatja e fjalës së dhënë nga njerëzit.”

Umeri e  pyeti  Ebu Dherrin se çfarë të bëri ty të hysh dorëzan për këtë njeri.

Ebu Dherri tha:

“Pata frikë se do të thuhej se iku mirësia nga njerëzit.”

Pastaj Umeri u kthye nga dy të rinjtë dhe u tha: “Hë, çfarë mendoni tani?”

Ata, ndërkohë sytë i kishit të mbushur me lotë, thanë:

“E kemi falur o Emir i Besimtarëve për shkak të sinqeritetit të tij, kishim frikë se mos do të thuhej: vërtetë humbi falja nga njerëzit.”

Umeri madhëroi Allahun –“Allahu Ekber, e lotët e tij po i rridhnin mbi mjekër, tha:

“Allahu ua shpërblftë me të mira o ju dy të rinjë për këtë falje të madhe që bëtë; e Allahu ta shpërbleftë edhe ty o Ebu Dherr për vështirësinë që ia largove këtij burri; e Allahu ta shpërbleftë edhe ty o ti burrë, për sinqeritetin tënd dhe për përmbushjen e fjalës së dhënë.”

Allahu ia shpërbleftë edhe Emirit të Besimtarëve për drejtësinë e tij..

Dikush nga muhadithët ka thënë:

“Vërtetë u varros hareja e Imanit dhe Islamit bashkë me Umerin.”

Kjo histori përmendet në librin Nauadir khulefa(Histori të rralla nga khalifet)  fq 19-23 të autorit Muhamed Dijab el Itlijdi

 

udhaebesimtareve.com

 

omar-ibn-al-khattab-03-vostfr_6k95p_34axpm

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here