Një meditim me fundin e vitit (shejh: Halid Rashid)

0
277

2cpwd41

Shejkh: Halid Rashid

Ndriçoi drita Islame në Meke për ti dhëne fund injorancës me të gjitha të këqijat që i kishte përveç atyre që Islami pajtohej me to.

U  ngrit i biri i Abdullahut salAllahu alejhi ve selem duke e bartur flamurin e thirrjes dhe xhihadit u bashkuan rreth tij burra që sakrifikonin për ta mbrojtur fenë e tyre madhështore.

Nuk kaluan shumë vite duke sakrifikuar muslimanët veç se Islami kishte depërtuar në shumë vende të botës, u përhapën trimat e Islamit për ta transmetuar shpalljen e Allahut me moton:

La ilahe il-lAllah

Krenaria i takon Allahut

të Dërguarit të tij

dhe besimtarëve

Allahu ua nënshtroi atyre tokën kështu që ata e përhapën drejtësinë dhe mesataren, ata (sahabët) ishin të lidhur njëri me tjetrin sikurse ndërtesa.

Mirëpo pas tyre ndryshoi u rrëzua ndërtesa, ummeti u kap pas lakmive dhe dëshirave të dynjasë, njerëzit e humbën kohën kotë, jetën e tyre e kalojnë pran filmave dhe kanaleve televizive.

Dhe pasi që jemi në fund të vitit (2011) dhe me fillimin e vitit të ri po kam dëshirë që t`ua ngris ndjenjat për të vepruar për ti ngritur qëllimet dhe synimet tona, për ti ngritur dëshirat për vendosjen e sheriatit të Allahut për t`ua kujtuar nipave se çfarë kanë bërë gjyshërit, dëshiroj që të ju kujtoj me fillimin e vitit të ardhshëm të kaluarën tonë.

Ejani me mua ti shfletojmë fletët e historisë, dhe të shohim se çfarë kanë bërë burrat!!

Transmeton Vakidiu me zinxhirë të saktë nga Omer ibn El-Hakem i cili ka thënë:

E ka dërguar i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ve selem Harith ibn Umejr el-Esedi për tek mbreti i Basras me një shkresë, pasi që ka arritur në Mu`te iu paraqit atij Sherhebil ibn Amer el-Gassani.

I ka thënë atij: Kah ja ke mësyer?!

I tha atij se ai dëshiron të shkon në Sham.

I tha: Ndoshta ju jeni nga delegatët e Muhammedit?!

Tha: Po, unë jam delegate i të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ve selem.

Urdhëroi dhe e lidhi atë, pastaj e paraqiti (tek bashkëpunëtorët e tij) dhe e mbytën pa kurfar të drejte dhe duke i thyer të gjitha nenet dhe ligjet – sepse delegatët nuk mbyteshin-.

Kur i arriti lajmi për këtë të Dërguarit salAllahu alejhi ve selem i hidhëruar dhe i erdhi rënd.

Hidhërimi iu shtua edhe më shumë kur u ngrit një grup nga arabët krishterë me mbytjen e disa shokëve të tjetër të të Dërguarit salAllahu alejhi ve selem të cilët kishin hyrë në tokën e Shamit dhe i thërrisnin arabet në Islam, i kishin mbyt të gjithë këtë grup të dërguar për ti thirrur njerëzit në Islam – i kishin mbytur me armiqësi dhe padrejtësi – numri i këtyre thirrësve ishte katërmbëdhjetë.

I Dërguari salAllahu alejhi ve selem e pa të arsyeshme që patjetër duhet të edukohen këta mashtrues dhe tradhtarë, patjetër duhet ta kuptojnë këta se kjo fe ka burra që luftojnë për fenë e tyre, i dalin zot asaj dhe ia mbrojnë nderin e sajë.

E formoi grupin komandanti më i lartë – paqja e Zotit tim dhe shpëtimi i Tij qofshin mbi të – që përbëhej nga 3000 ushtarë nga sahabët më të zgjedhur të tij, i përcaktoi tre nga ata që ta udhëheqin komandën e ushtrisë me rregull, ata ishin:

Zejd ibn Harithe, Xhaferi dhe Abdullah ibn Revaha.

Doli ushtria për të ju dhanë mësim armiqve e Allahut.

Dhe për ta kuptuar këta armiq (tradhtarë) se ky Islam ka burra që e mbrojnë fenë e tyre dhe nderin e tyre.

E përshëndetën muslimanët ushtrinë e tyre dhe i luteshin Allahut për ta duke thënë:

Allahu ju mbrojt juve, Allahu ju ktheftë shendosh e mirë dhe fitues.

Doli ushtria me sinqeritet dhe mbështetje në Allahun.

Mirëpo një grup prej jahudive dhe munafikëve i dërguan lajmet tek vëllezërit  e tyre në kufër dhe dyfytyrësi, për t`ju treguar atyre për nisjen e ushtrisë muslimane dhe ata ju bën thirrje 100 000 prej arabeve të krishterë dhe 100 000 nga romaket.

E jotja është të imagjinosh 3000 (ushtarë musliman) në betejë përball 200 000 (ushtarë arab krishterë dhe romakë) që njihet lufta më e rrezikshme dhe më tradhtare gjatë historisë së luftërave.

Burrat (musliman) u konsultuan para takimit me armikun.

Dhe morën vendim që të ballafaqohen me armikun çfarëdo qofshin rezultatet.

Dy gjëra i kemi para nesh:

Ja fitore ja shehidllëk…

Ose fitore për muslimanin muxhahid në rrugën e Allahut ose të kthehemi pa u ballafaquar me armikun.

Abdullah ibn Revaha tha duke i nxitur muslimanët dhe duke i thirr që mos të bëhen të luhatshëm në luftë: O ju njerëz ajo të cilën po e urreni ajo është për të cilën edhe keni dalë në këtë  luftë.

Ja fitore ja shehidllëk.

Ne nuk po i  luftojmë njerëzit me numër, as me fuqi, as me shumë.

Ajo për të cilën ne po i luftojmë, po i luftojmë me këtë fe me të cilën na ka ngritur Allahu dhe na ka nderuar me të.

Pasha Allahun.

E kam parë në luftën e Bedrit që s´kemi pasur me vete dikush nga ne përveç se një kali.

Dhe në luftën e Uhudit vetëm një kali.

Ecni me neve sepse ne jemi në mes të dy të mirave.

Ose do ti mbysim ata për këtë na ka premtuar i Dërguari jonë dhe premtimi i tij nuk kthehet.

Ose shehidllëk …

Të takohemi me vëllezërit dhe ti shoqërojmë ata në xhennete.

Këto fjalë të çmuara lan gjurmë të thella në zemrat e ushtrisë muslimane.

Zemrat dhe shpirtrat u përmalluan për xhennetin e Allahut.

Ecën duke brohoritur:

Shpirtrat tonë o Zoti jonë janë mbi supet tona

Shpresojnë në shpërblimin, në fitoren dhe kënaqësinë Tënde.

Në tokën e Mu`tes në vendet e Shamit u takuan dy ushtritë

Grupi i parë i muslimanëve që përbehej nga 3000 ushtarë. Grupi i dytë që ishte 200 000 ushtarë jobesimtarë…

Lexues i dashur:

Nëse meditojmë vetëm pakëz do të kuptojmë se nuk ishte e rënd për një ushtri që përbehej prej 200 000 ushtarëve, të përgatitur për luftë në mënyrën më të mirë, të armatosur deri në dhëmballë përball një ushtrie që përbehej nga 3000 ushtarë kjo nuk do të zgjaste më shumë se disa orë të numëruara.

Medito Allahu të ruajt. Medito Allahu të begatoftë me të mira në dynja dhe ahiret.

Në numrin dhe përgatitjen e ushtrisë pabesimtare 50 000 kalorës ecnin mbrapa 15 000 luftëtarëve që ecnin me parzmorët më të bukura (forta) dhe me rrobat me të mira për luftë.

Për këtë shkak dhe me një mprehtësi e cila i thyen të gjitha llogaritjet u ndal Zejdi radiAllahu anhu me ushtrinë e tij të vogël në një fshat që quhej Mu`the.

I siguruan muslimanët në fshatin Mu`te.

U ngrit Zejdi në renditjen e ushtrisë dhe ndarjen e sajë.

Ushtria i morri shigjetat kurse arabët e krishterë vinin në drejtim të Mu`tes.

Ata vinin duke brohoritur, me mendjemadhësi dhe ishin turma sikurse valët e detit të ngritura.

Kurse ushtria e vogël e muslimanëve e vendosur në Mu`the përball kësaj ushtrie ishte sikurse një gadishull i vogël në rrezik për përmbytje.

Po.

Gjendja për muslimanët ishte një gjendje e frikshme, e trembur që servonte vetëm frik dhe trishtim.

Zemrat dridheshin kurse sytë lakoheshin nga kjo ushtri e madhe.

Këtë situatë e përshkruan edhe Ebu Hurejrete radijAllahu anhu i cili kishte marr pjesë në betejën e Mu`tes, na tregon për këtë të vërtetë të frikshme dhe këtë situate të vështirë, thotë: Muslimanët i panë jobesimtarët, i panë ata në një numër shumë të madh, me armë, pancirë, mëndafsh, ari, kurora etj…

Thotë Ebu Hurejrete radiAllahu anhu: E kam shikuar këtë dhe syri më është trembur dhe dëgjimi më është frikësuar.

I ka thënë atij Thabit ibn Ekram: Çfarë ke o Ebu Hurejrete sikur po shef ndonjë grup të madh?!

Tha: Po, nuk kam parë sikurse ky grup kaq të madh asnjëherë!

I thotë Thabiti: A nuk e kemi parë në luftën e Bedrit ne s´kemi fituar pse kemi qenë shumë..!!

Në këtë luftë është dashur që çdo ushtarë musliman të lufton në Mu`the me 70 ushtarë prej ushtarëve të kafirave.

Një njeri të ballafaqohet në luftë me 70 burra?!! Ju pyes pash Allahun e Madhëruar. Ju pyes pash Allahun e madhëruar…

A nuk ka qenë më mirë kthimi për muslimanët pa luftë pasi që e kanë kuptuar numrin e madh të ushtarëve të kafirave..?!!

Kërkuesit e xhennetit nuk kthehen.

Ose fitore ose shehidllëk.

U nis ushtria e vogël e muslimanëve në Mu`the përball ushtrisë me të madhe që e njohu historia pa polemizuar.

Përse e bën një gjë të tillë?!!..

Sepse kërkuesit e xhennetit e bëjnë këtë.

Vdekja në rrugën e Allahut është synimi që e ka dert çdo musliman i sinqertë.

Allahu ka blerë prej tyre shpirtrat e tyre…

Ata (muxhahidët) i shitën shpirtrat dhe pasurin ë tyre në mënyrë që ta fitojnë xhennetin.

Me këtë shpirt në këtë vend qëndruan ushtria e vogël myslimane, me të vërtetë kjo ishte një betejë që nuk njeh historia të ngjashme si kjo.

Imani i thellë në Allahun sjell çudinë e çudirave.

Vinin ushtria romake (krishterët), shigjetarët me kuajt e tyre sikurse valët e detit të madh.

Muslimanët i pritnin para tyre, numri i tyre nuk e kalonte 3000 ushtarë dhe shumica e këtyre ushtarëve ishin pa parzmore.

Me të vërtetë.

Imani.

Akideja e vërtetë.

Lufta në rrugën e Allahut. I ndryshon mendjet. Dhe i rrotullon krahasimet.

I thyen prangat dhe zinxhirët.

Numri i madh.

Armët e shumta dhe teknologjia ushtarake nuk është ajo që e sjell fitoren

Dëgjo Allahu të begatoftë me të mira në dynja dhe ahiret

Dëgjo Allahu të ruajt.

Ai që e bie fitoren e vërtetë.

Ai që  e bën me humb një ushtri kaq të madhe është

Imani. Bindja në Allahun e Madhëruar.

Po.

Imani.

Mbështetja në Allahun.

Të pinë zemrat nga ajetet e Kuranit dhe të zbukurohen me dispozitat e tij. Jo me besimin e Marksit dhe Leninit zullumqarë.

Vazhdoi lufta shtat ditë kurse ata mendonin se do të jetë vetëm disa orë.

Nuk menduan romakët se beteja do të vazhdonte deri në këtë gradë të qëndrueshmërisë dhe humbjes së tyre.

Qëndruan muslimanët në Mu`the edhe pse ishin pak në numër ata bën çudira i mbytën mijëra ushtarë prej ushtarëve romak dhe pasuesve të tyre krishterë.

Bile filluan grupe –grupe jobesimtarësh të iknin me gjithë numrin e madh që kishin, iknin nga vend i betejës, prej frikës që kishin edhe pse muslimanët ishin pak.

U munduan që ti farosin muslimanët mirëpo nuk mundën.

U munduan që të iknin nuk mundën.

Kush është a i mençur dhe çfarë duhet të bën ai njëri për ta arritur këtë gradë të lartë prej:

Trimërisë.

Guximit.

Sakrificës.

Vetëflijimit.

Imanit të thellë.

Në të cilin ishin muslimanët kur dihet se ata ishin vetëm 3000 luftëtarë e nisen luftën me durim duke luftuar me kafirat me një luftë e cila zgjati shtatë ditë përball ushtrisë e cila numëronte 200 000 ushtarë pa mundur kjo ushtri të fiton mbi ushtrinë muslimane aspak.

Në vendin e betejës qëndronte i pa luhatur –komandanti i përgjithshëm- pastaj pas gjashtë ditëve bie shehidë duke luftuar i pa trembur derisa një numër i madh i kafirave e sulmojnë këtë luan të Islamit.

Pastaj flamurin e merr Xhaferi dhe filloi të lufton hipur mbi kalin e tij kurse muslimanët bënin një luftë që nuk njihej luftë e tillë sikurse ajo: O ju që keni besuar: Kur ta takoni ushtrinë e armikut bëhuni të qëndrueshëm, përmendeni Allahun shumë në mënyrë që të shpëtoni. Nënshtrojuni Allahut dhe të dërguarit të tij dhe mos u përçani dhe të dështoni bëni durim sepse Allahu është me durimtarët.

Ata brohoritnin: Pra, kur t’i takoni në (luftë) ata që nuk besuan, mëshonju në qafë (mbytni) derisa t’i rraskapitni, atëherë lidhni, e pastaj, ose lironi falas ose kërkoni dëmshpërblim përderisa lufta të mos pushojë. (Muhammed, 4)

U ballafaqua Xhaferi me rreshtat e kafirave, për shkak të numrit të madh zbriti nga kali i tij, ai luftonte në vendin e betejës e rrethuan atë kafirat nga të gjitha anët, ai i luftonte ata me një luftë të fortë kurse flamuri i të Dërguarit salAllahu alejhi ve selem ishte në dorën e tij.

Duke qenë në këtë gjendje iu mundësua njërit nga ushtarët e kafirave që t´ia prenë dorën e Xhaferit -Allahu qoftë i kënaqur me të- i cili e bartke flamurin, pastaj e kapi me dorën tjetër dhe ia prenë edhe atë, këtu tregoi trimëri të rrallë ky hero i islamit i cili pasi që i humbi dy duart –për ta ruajtur flamurin– nga rënia e kapi me dy duart e shkurtuara që i kishin mbetur dhe e mbështeti në gjoks për të mbetur i ngritur flamuri i Islamit dhe mos të bie në tokë. Allahu Ekber.

Mbetja e flamurit ngritur në fushën e betejës kishte ndikim të madh tek luftëtarët për të qëndruar në luftë përball kafirave.

Me gjithë mundin që bëri Xhaferi ai nga shtizat e shumta dhe goditjet e njëpasnjëshme nga ana e armikut bëri që të bie shehid dhe për tu ngritur shpirti i tij në mesin e Pejgamberëve dhe njerëzve të sinqertë.

U mbyt dhe ai ishte 33 vjet pasi që i humbi dy duart në rrugën e Allahut.

Allahu ia zëvendësoj me dy krahë në xhennet që fluturon me ta në xhennet kah të dëshiron.

Pastaj vazhdoi lufta edhe më e fortë dhe Abdullah ibn Revaha u bë komandant i ushtrisë muslimane, e kapi flamurin, gjeti në vetën e tij luhatje pasi që e pa numrin e madh të ushtrisë e qortoi vetën e tij dhe i ligjëroi këto poezi:

Jam betuar o shpirti im se do të zbresësh.

Çka u bë me ty po e urren vdekjen.

Zbriti nga kali i tij kurse flamuri i të Dërguarit ishte në dorën e tij, luftoi përball kafirave pa ia kthyer shpinën atyre derisa ra shehid duke iu bashkangjitur dy shokëve të tij që u vranë më herët.

Vazhdoi një luftë e madhe në mes muslimanëve dhe kafirave.

Muslimanët vazhduan të qëndronin dhe ju tregonin kafirave se si duhet të qëndrohet në rrugën e Allahut.

Mirëpo pasi që u mbytën të tre komandantët musliman dhe mbeti ushtria muslimane pa udhëheqës kjo ishte në favor të ushtrisë së kafirave, filluan muslimanët të dobësohen dhe të ligështohen, filloi dështimi në mesin e muslimanëve në veçanti pasi u mbytën tre komandantët, filluan të shfaqen shenjat e dështimit.

Mirëpo Thabit ibn Ekram njëri nga kalorësit e ndihmës e ngjalli situatën, e morri flamurin dhe bërtiti: O musliman ejani pas një njeriu nga ju i cili e bartë flamurin dhe e udhëheq ushtrinë mirëpo ai plagoset dhe nuk mundet ta bartë flamurin. Në këtë situatë arriti gjendja në një situatë të pa para mendueshme, e goditën dhe nuk mundi ta barte flamurin dhe situata u vështirësua.

E humbën komandën e ushtrisë dhe filluan shenjat e dështimit dhe humbjes të shfaqen.

Nuk kishin kah ti kthejnë shikimet muslimanët për ngjalljen e luftës përveç se nga luftëtari i njohur, trimi i pa trembur Halid ibn Velidi Allahu qoftë i kënaqur me të.

I cili nuk kishin kaluar as tre muaj që kur e kishte pranuar Islamin.

Dëgjo o ti i cili duhet të qëndrosh.

Nuk kishin kaluar as tre muaj kur Halidi kishte hyrë në Islam.

Bërtiti Thabit ibn Ekram o Halid o babai i Sulejmanit.

Tha Halidi jo nuk e marrë ti je më meritorë për të sepse e ke pranuar Islamin më herët je më i moshuar dhe burrat ia njohin vlerën burrave.

I tha Thabiti mere o Halid se vallahi nuk e kam marr përveç se për ta dorëzuar ty sepse ti je më i ditur se unë në luftëra.

Këtë e përkrahën edhe të mëdhenjtë e luftës dhe kërkuan nga Halidi që ta merr flamurin dhe ta shpëton ushtrinë e cila veç se ishte nisur drejt dështimit nëse nuk ngutej çështja.

E morri flamurin Halidi dhe u bë komandant i përgjithshëm.

Këto ndodhi ndodhën në vendin e betejës.

Si ishte Medina dhe gjendja e sajë?!

Thotë Allahu i Madhëruar: Nëse Allahu ju ndihmon juve s’ka kush që mundet me ju mposht,  e kush mund të ju ndihmon pos Tij, vetëm tek Allahu le të mbështetën besimtarët.

E kanë përmendur historianët dhe dijetarët e sires dhe hadithit se Allahu ia ka shfaqur të Dërguarit të tij prej Medinës deri tek vendi i zhvillimit të luftës dhe e ka parë situatën derisa e ka parë i Dërguari alejhi salatu ve selam me dy sytë e tij se çfarë është duke ndodhur në betejë.

Transmeton Buhariu nga Enes bin Malik radiAllahu anhu se i dërguari salAllahu alejhi ve selem i ka ngushëlluar njerëzit para se me ndodh vdekja  për Zejdin, Xhaferin, Ibn Rebahan.

Ka thënë i dërguari salAllahu alejhi ve selem:

E morri flamurin Zejdi dhe u godit.

Pastaj e morri Xhaferi dhe u godit.

Pastaj  e morri Ibn Rebaha dhe u godit.

Kurse nga dy sytë e tij i dilnin lotët pastaj heshti, pastaj tha:

Ata janë ngritur në xhenet (d.m.th. këta tre komandantët)

Pastaj tha: Tash e ka marr komandën një shpatë prej shpatave të Allahut

U mblodhën banorët e Medinës rreth të Dërguarit që ti përcillnin lajmet e luftës në ambient duke ju folur me shpallje.

Kurse sot mblidhen muslimanët rreth televizioneve për ti përcjell serialet dhe futbollin, i lartësuar qoftë Allahu dallim shumë i madh në mes se djeshmes dhe sodit.

Halidi qëndroi në atë ditë me një trimëri të rrallë.

Ai këtu e udhëhoqi ushtrinë e parë muslimane pasi që e kishte pranuar Islamin.

Po vëlla i dashur:

Filluan kokat e kafirave të fluturonin në qiell, pjesët e trupave të kafirave filluan të ndahen nga trupat e tyre dhe filloi gjaku në çdo vend të ec sikurse lumenj.

Transmeton Buhariu nga vet Halidi i cili ka thënë: I kam thyer atë ditë nëntë (9) shpata dhe nuk më ka mbetur në dorën time përveç se shpata jemenase.

Lexues i dashur.

Forca e njerëzve ka kufij të caktuar.

Allahu askënd nuk e ngarkon në atë që s´ka mundësi ta bartë.

Halidi e vërejti me përvojën dhe strategjinë e tij se ushtria e tij është sprovuar me lodhje dhe demoralizim kurse ushtria e armikut me humbje në pasuri dhe humbje në njerëz dhe e bëri një strategji që kurrë nuk do ta harrojnë kafirat.

Kështu që duhej që patjetër ushtria të nxirrej prej vendit të betejës.

U ngrit Halidi gjatë natës dhe ua ndërroi vendet secilit ushtarë kur të dalin në betejë.

Ua ndërroi vendet e burrave.

Qëllimi i Halidit ishte që të mendojnë kafirat se një ushtri e re ju ka bashkangjitur muslimanëve në luftë kundër tyre.

E bëri këtë strategji për ti dobësuar dhe për ti mundur.

Kur erdh koha  e mëngjesit e pan ushtria e kafirave se tash përballen me një ushtri të re që nuk e njihnin gjatë gjashtë ditëve të kaluara në luftë dhe menduan se ju ka ardhur forcë nga jashtë muslimanëve gjatë natës dhe kështu iu hyri frika në zemrat e tyre.

Duke qenë ata në këtë habi kur një grup i muslimanëve mbrapa shpinave të muslimanëve vjen duke thirrur tekbire dhe duke thënë La ialhe il-lAllah.

Për t`ia futur frikën edhe më shumë kafirave ushtria muslimane u nis drejtë tyre duke thirrur Allahu Ekber. La ialhe il-lAllah. Në drejtim të vendit të betejës tekbiret ua shurdhuan veshët e kafirave.

Çfarë force mundet ti bën ballë fjalës Allahu Ekber dhe fjalës La ialhe il-lAllah?!!

E gjithë kjo ishte nga strategjia e mençur e komandantit  Halid ibn Velidit.

U bindën kafirat se gjithë atë që e  panë në anën e djathtë, majtë pastaj atë grup i cili vinte nga ana mbrapa e ushtrisë ata u bindën se tash muslimanët janë bërë numër shumë i madh për ti ndihmuar musliamnët për ta vazhduar luftën në vendin e betejës deri në fitore.

Kështu edhe më shumë iu shtua frika.

Gjuha e tyre thoshte: Nëse 3000 ushtarë bërën çfarë bën në luftë në këto ditë, vazhduan ti luftojnë 100 000 ushtarë gjatë gjashtë ditëve, atëherë çfarë do të veprojnë pasi që ju ka arritur ky numër i madh në ndihmë!

Ushtrinë pabesimtare filloi ta kaploj frika dhe trishtimi nga rezultati i strategjisë së rrallë i Halid ibn Velidit.

Halidi e shfrytëzoi rastin dhe e urdhëroi ushtrinë që ti sulmojnë.

Morri tekbire Halidi dhe morën edhe muslimanët tjerë.

Dhe siç e cekin historianët ka qenë një betejë me plotë kuptimin e fjalës.

Thotë Ibn Sadi në librin e tij duke e treguar fitoren e Halidit përball kafirave romak pas marrjes së komandës:

Thotë ky autor:

Pastaj e morri flamurin Abdullah ibn Revaha, komandanti i tretë dhe u godit dhe ra shehid.

Pastaj dështuan muslimanët me një dështim që skam parë asnjëherë.

Pastaj e ka marr Flamurin Halid ibn Velidi.

Pastaj e sulmoi popullin pabesimtarë dhe i mundi ata në mënyrën më të keqe që skam parë asnjëherë.

Derisa muslimanët i vendosën shpatat e tyre kah dëshironin.

Vazhdoi Halidi dhe ushtria e tij duke i dëbuar nga beteja romaket derisa i plagosën shumë ushtarë të tyre.

Kështu kjo ushtri e vogël filloi vet kontrollimin e vendit të betejës me plotë qetësi bindje dhe triumf.

Ushtria e kafirave filloi të dobësohet. Të frikësohet, të trishtohet, të demoralizohet.

Musliamanët edhe pse ishin me numër të vogël ata luftuan dhe fituan.

A thua si do të ishte halli po të ishin muslimanët sikurse menduan kafirat?!!

Fituan muslimanët në luftën e Mu`tes.

U kthye Halidi në Medine pa kurrfarë rreziku që mund ti dilte në rrugë nga ana e kafirave.

Si i mirëpritën banorët e Medinës ushtrinë kurse lajmet ju kishin arritur medinasëve se muslimanët kanë ikur dhe kanë dështuar nga vendi i betejës.

Pak para se ti afrohet Halidi Medinës disa nga banorët e Medinës ishin në ato vende dhe bërtitnin më zë të lartë: O ju që keni ikur nga lufta! O ju frikacak keni ikur nga lufta në rrugën e Allahut.

Dhe ju hidhnin në fytyrat e ushtarëve pluhur.

Kurse grat nuk ua hapën dyert burrave të tyre i mbyllën dyert për ta duke ju thënë: Pse s´keni vdekur me shokët e juaj në luftë.

Kurse fëmijët filluan ta gjuanin me gurë Halidin dhe ushtarët e tyre në Medine duke ju thënë: O ju që keni ikur nga Lufta, o ju që keni ikur nga lufta.

Kurse i Dërguari salAllahu alejhi ve selem i dinte mirë lajmet e vërteta e dinte se çfarë heroizmi dhe sakrifice kishin treguar shokët e tij në betejë për ta mbrojtur Islamin dhe nderin e tyre.

Nuk ishin ikës nga lufta por qëndrues të fort dhe durimtarë në rrugën e Allahut.

Halidi radijAllahu anhu e shpëtoi ushtrinë e tij nga fundosja e vërtetë me një strategji luftarake të përsosur që u sjelli kafirave humbje dhe farosje.

Që ushtarët e kafirave i kapi nënçmimi dhe poshtërimi në dynja dhe ahiret.

Këto ishin lajmet e tyre. Këto ishin lajmet e tyre.

Pra cilat janë lajmet tona?!

Këto ishin çfarë sakrifikuan ata.

Pra ne çfarë kemi sakrifikuar?!

Këto ishin trimëritë e tyre.

Pra cilat janë trimëritë tona?!

Këto ishin tregimet e të moshuarve dhe të rinjve.

Pra cilat janë tregimet e të moshuarve tanë dhe të rinjve?!

Këto ishin lajmet e grave të tyre.

Pra cilat janë lajmet e grave tona?!

Këto ishin lajmet e fëmijëve të tyre.

Pra cilat janë lajmet e fëmijëve tanë?!

Cili është dallimi në mes të djeshmes dhe të sotshmes??!!

Dëgjo Allahu të begatoftë me të mira në dynja dhe ahiret.

Dje të vegjlit e pritën Halidin dhe ushtrinë e tij në Medine duke i gjuajtur me gurë

I thoshin Halidit dhe ushtarëve të tij kah ja keni mësyer o ikës?

Kurse sot të vegjlit tonë na presin me këngë, muzikë duke lozur dhe u dëfryer me lojërat e dynjasë.

Ata munden të tregojnë këtë heroizëm dhe ti bëjnë këto trimëri?!

Pasi që poseduan…Iman.

Devotshmëri.

Mirësi.

Pasi që këto kanë humbur në jetën tonë..

Humbi edhe krenaria dhe ndihma.

U dobësua Imani për shkak të shtimit të mëkateve dhe gjynaheve.

O Allah.

Çfarë është duke bërë rinia jonë.

Vajzat tona.

Nëpër kanale televizive.

Sa jemi prishur..?!!

Sa jemi shkatërruar?!!

Dëshirova që me fillimin e vitit që t`ua kujtoj nipave se çfarë kanë bërë gjyshërit.

Dëshirova t`u kujtoj burrave se çfarë kanë bërë trimat.

Them, dhe e përsëris me zërin më të lartë.

Nëse ata kanë munduar ta bëjnë një gjë të tillë edhe ne mundemi ta bëjmë një gjë të tillë.

Nëse ata kanë munduar ta bëjnë një gjë të tillë edhe ne mundemi ta bëjmë një gjë të tillë.

Burimin e kemi të njëjtë.

Bazën e kemi të njëjtë.

Kurse krenaria është.

Për Allahun.

Për të Dërguarin e Tij.

Për besimtarët.

Mirëpo munafikët këtë nuk e din.

Këtë thirrje e kam përsëritur disa herë.

Ti pastrojmë shtëpitë tona.

Ti pastrojmë shtëpitë tona nga kanalet televizive të degjeneruara…

Ta zgjedhim atë që është më e mirë dhe jo atë që është më e keqe.

Pra, kush është guximtarë.

Kush është guximtarë që ta ndihmon sot Zotin e tij dhe fenë e Tij.

Kush do ta ndryshon të keqen për ta ndihmuar ummetin dhe akiden e tij.

Cili do të ngritët tani dhe ti përgjigjet thirrjes së Imanit të cilin e kanë prishur satelitet  dhe ekranet televizive.

Kush do të ngritët sot mbi kulmin e shtëpisë dhe ta prish këtë satelit dhe të bëhet hapës i derës së hajrit dhe mbyllës  i derës së sherrit.

E lus Allahun që të na forcon.

Ai që e len një gjë haram për hir të Allahut Allahu ka me ja zëvendësuar me një më të mirë.

Ky vit veç se mbaroi.

Dhe ja po vjen viti tjetër i ri.

Të pendohemi për të kaluarën dhe ta fillojmë një fletë të re në jetën tonë.

La ialhe il-lAllah

Krenaria i takon vetëm Allahut.

Të Dërguarit të Tij.

Dhe besimtarëve.

Mirëpo munafikët këtë nuk e dinë.

Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli përderisa ata mos ta ndryshojnë vetveten e tyre.

Ne jemi duke pritur që të dalin trima!

Ne jemi duke pritur që të dalin trima!

Të cilët e ndryshojnë të keqën në shtëpitë e tyre?!

Kush e sjell një të mirë në islam ai e ka shpërblimin e sajë dhe shpërblimin e të gjithë atyre që veprojnë me të pa iu mangësuar aspak nga shpërblimi i tij dhe as shpërblimi i atyre që e pasojnë atë.

O Allah ne të lutemi ty që në fund të vitit…Dhe fillimin e vitit të ardhshëm..

Të na kthesh në fenë tënde me një kthesë që e donë dhe je i kënaqur.

O Allahu ndihmoje Islamin dhe muslimanët.

O Allahu ndihmoje Islamin dhe muslimanët.

O Allahu ndihmoje Islamin dhe muslimanët.

O Allah shkatërroj idhujtarët.

Ndihmoju njësuesve në Teuhid.

O Allah pastroje vendin ton dhe vendet islame nga kufri, shirku, bidatet, bestytnit dhe devijimet.

O Allah na siguro në vendet tona.

O Allah bërë që të na udhëheqin ata që ta kanë frikën Ty.

O Ti i Gjallë dhe i Përhershëm.

Pastroj shtëpitë tona nga mëkatet, prostitucioni dhe të këqijat. Nga kënga dhe muzika.

Ruaje rinin tonë.

Ruaj grat tona dhe fëmijët ton o Zoti i Gjithësisë.

Përmendeni Allahun shumë dhe mos e harroni sepse Ai e din se çfarë veproni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here