Nga mrekullite e Allahut tek Profeti alejhi selem

0
197

Nga mrekullite e Allahut tek Profeti alejhi selem

Ibn Mesudi -Allahu qofte i kenaqur me te- tregon:
“Ne i quanim mrekullitë si bekime dhe mirësi nga Allahu, ndërsa ju i merrni ato si këshillime e paralajmërime. Një herë ishim me të Dërguarin e Allahut -alejhi selem- në një udhëtim dhe na u pakësua shumë uji. Ai na tha: “Ma sillni ujin që ka mbetur!” Njerëzit i sollën një enë me pak ujë në të. Ai e futi dorën e tij në enë pastaj tha:
“Ejani tek ky ujë i pastër e i bekuar! Bekimi dhe mbarësia janë nga Allahu!”
E pashë ujin të rridhte midis gishtave të të Dërguarit të Allahut -alejhi selem. Madje ne kemi dëgjuar edhe lavdërimin që i bënin ushqimet Allahut, ndërkohë që ai (sal-la alejhi ue selem) hante.”

Buhariu (3579) /xhamiambret

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here