Nëse e godet dikë me mësysh dhe ai është i mbrojtur a e din se cka ndodhë?

0
241

Syri i keq përfshin hedhjen e shigjetave të smirës, të cilat nisen nga zemra dhe shpirti ziliqar, në drejtim të personit që shihet me zili, duke e humbur ndonjëherë shenjestrën. Nëse objekti është i pambrojtur dhe i papërgatitur, atëherë ai do të plagoset nga syri i keq. Nëse ai është i përgatitur dhe i mbrojtur, shigjetat mund t‟i kthehen mbrapsht atij që i ka lëshuar. Kjo është njëlloj siç ndodh me hedhjen e shigjetave të vërteta, vetëm se, në këtë rast, këto goditje bëhen nëpërmjet shpirtit. Syri i keq nis kur personi i zilepsur pëlqen diçka, pastaj vijon me mendimet dhe dëshirat e këqija, dhe kështu deri sa syri i keq prek objektin që e ka zili. Mund të ndodhë që njeriu të hajë mësysh edhe veten, gjë që vjen nga zilia më e keqe që ekziston. Ndonjëherë, dikush mund t‟i prekë të tjerët me sy vetëm për shkak të natyrës së tij ziliqare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here