Nëse bën gjynah, pendohu tek Allahu

0
277

Nëse bën gjynah, pendohu tek All-llahu

-Shejkh Salih ibn Feuzan el-Feuzan-

bismillah

Pyetja: Jam një djalë i ri që jam sprovuar me gjynah, sa herë që bëj teube (pendohem) nga ky gjynah, kthehem përsëri dhe e bëj atë (gjynahin); por dua që të shpëtoj prej tij. A më lejohet mua që nëse e bëj gjynahin të bëj nedh’r (betim) që të agjëroj një ditë në rrugën e All-llahut apo të jap sadakah në mënyrë që të më pengojë kjo nga veprimi i gjynahit herën tjetër?

Përgjigja: Je i ndaluar nga nedh’ri (betimi), mos bëj nedh’r; por bëju i vendosur në teube (pendim). Përsërite pendimin e mos i humb shpresat nga mëshira e All-llahut.

Thua: jam penduar sa e sa herë dhe nuk…

Jo,jo, mos i humb shpresat nga mëshira e All-llahut, sa herë që të bësh gjynah pendohu tek All-llahu i Lartësuar.

3_135

Dhe ata të cilët kur kanë bërë Fahishah (shkelje të kurorës apo marrëdhënie imorale – zina) apo që e kanë njollosur veten me gjynah, e kujtojnë Allahun dhe kërkojnë falje për gjynahet. [Surja: Aali Imran, ajeti 135]

Mos i humb shpresat nga mëshira e All-llahut!
Pendohu tek All-llahu!

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14836
Përktheu: Astrit Hoxha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here