NEGLIZHENCA NDAJ SHPIRTIT TË NXIT TË BËSH VEPRA TË KËQIJA

0
208

NEGLIZHENCA NDAJ SHPIRTIT TË NXIT TË BËSH VEPRA TË KËQIJA:

Çdo ves që gjendet tek njeriu ka mundësi tërritet dhe të përkeqësohet derisa të bëhet natyra e dytë e tij, si shkak i neglizhencës për ta kontrolluar apo larguaratë. Kjo është arsyeja se pse All-llahu subhanehu ue teala na urdhëron të përpiqemi kundër nefsit tonë. All-llahu subhanehu ue teala thotë:

“Ata që luftojnë për çështjen Tonë, sigurisht, Ne do t’i udhëzojmë drejt udhëve Tona. Vërtet, All-llahu është me punëmirët.“ (El-Ankebut; 69)

Mospërkrahja e atyre që vuajnë nga e meta e zemërimit: Njeriu ka mundësi t’i identifikon të metat e veta, mirëpo, për shkak të dobësisë së tij karshi nefsit, sprovave djallëzore (qofshin xhin apo njerëz), dhe bukurisë së jetës, ai nuk ka mundësi të lirohet nga këto shprehi. Në këto momente të tjerët duhet t’i qëndrojnë në krah dhe t’i ndihmojnë në tejkalimin e kësaj të mete. Nëse nuk kontrollohet kjo e metë, do të depërton më thellë dhe do të përkeqësohet situata saqë i bëhet natyrë e dytë dhe nuk do të ketë mundësi ta largojë atë nga vetja.

Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

“Ndihmoje vëllin tënd kur është i padrejtë apo kur i bëhet padrejtësi”, dikush pyeti: O i Dërguar i All-llahut, unë do ta ndihmoj atë kur i bëhet padrejtësi, por, si ta ndihmoj ku ai bën padrejtësi? “, ai ia ktheu: “Ta ndalosh nga padrejtësia e tij është ndihmë për të”.[1]

[1]Transmeton Buhariu (6952)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here