Në vend të shiut, bien gurë nga qielli (VIDEO).. –

0
239

Dënimet hyjnore janë ligj prej ligjeve të Allahut që nuk ndërrohen e zëvendësohen dhe për këtë Allahu thotë: “Para jush kanë kaluar shumë shembuj (popujsh nga ndjekësit e profetëve që iu ndodhi ajo që po ju ndodh edhe ju). Prandaj udhëtoni nëpër botë dhe shihni si ishte fundi i atyre që i përgënjeshtruan profetët“. Ali Imran 137.

Popujt e mëhershëm u dënonin duke u çrrënjosur tërësisht siç ishte shembulli i popullit të Nuhit, Adit dhe Themudit. Allahu, azze ue xhel, thotë:“Kështu humbi gjurma e atij populli keqbërës. Lavdërimi qoftë i Allahut, Zotit të gjithësisë”. Enam 45.

Ndëshkimi i çdo populli ndryshon sipas gradës së mëkateve që i vepron ai popull dhe ndëshkimin e parë që e zbriti Allahu në tokë ishte përmbytja. Allahu, azze ue xhel, për popullin e Nuhit thotë: “Për shkak të gjynaheve të tyre, ata u përmbytën”. Nuh 25. Poashtu e dënoi Faraonin dhe ushtarët e tij me të njëjtin dënim: “Kështu, Ne u hakmorëm dhe i fundosëm në det”. Earaf 136. Mbretërinë e Sebe’esë e shkatërroi me ujë: “Por ata nuk ua vunë veshin (fjalëve Tona), prandaj Ne lëshuam mbi ta ujërat e digës”. Sebe’e 16. Kurse atyre që u siguruan se nuk do t’i kaplon ndëshkimi u tha: “Apo jeni të sigurt, që Ai nuk do t’ju kthejë ju përsëri (në det) e, që nuk do t’ju dërgojë furtunë e t’ju fundosë për shkak të mosbesimit tuaj”. Isra 69.
Shkaktari kryesor i dënimeve dhe ndëshkimeve është vet robi i Allahut: “Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë; por Ai fal shumë”. Shura 30.

Nëse vonohet dënimi i Allahut ajo është për shkak se ai do të vijë dalëngadalë ose i shtyhet afati: “Dalëngadalë Ne do t’i shpiem drejt shkatërrimit, pa e kuptuar”. Earaf 182.

Në videon vijuese mund të shihni se si po bien gurë nga qielli!

A thua vallë është ky ndëshkim nga All-llahu?

SubhanAllah!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here