Ne shqiptarëve as perëndimi nuk na pëlqen shkruan Dr. Shefqet KRASNIQI

0
238
Shkruan  Dr. Shefqet Krasniqi
Shkruan Dr. Shefqet Krasniqi

Se shqiptarët dinë dhe duan të jenë ‘pos krejt dynjasë’ është dëshmuar shumë herë.
Shqipëria ishte shteti i vetëm i pafe në botë. Edhe tash, në demokraci, siç duket shqiptarët nuk po pajtohen me të, ose janë në gjurmim të një teorie ekskluzive për ta, sigurisht e panjohur në Perëndim.
Ajo që dua të them është se në kohën kur një shtet me 96{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} muslimanë barrikadon shkollat për të mos hyrë assesi vajzat e mbuluara, shtetet më përparimtare të botës, si p.sh. Zvicra, lejojnë një gjë të tillë, duke mos patur diç që bie ndesh këtu me demokracinë. Përkundrazi, nëse demokracia nënkupton garantimin e të drejtave për të gjithë, del se ky botëkuptim i saj ka shtyrë ata që të lejojnë shaminë në shkolla, me ç’rast gjatë këtyre ditëve “një gjykatë administrative heq ndalimin për bartjen e shamisë në një shkollë” (“Suisse: Un tribunal administratif lève l’interdiction du voile dans un collège”), ”S’ka ndalim të shamisë në Shkolla” (“Pas d’interdiction du foulard à l’école”).

Pra janë këta tituj që i hasëm ne shtypin zvicran ditëve të fundit pas kërkesave për heqjen e shamisë të dy nxënëseve shqiptare në kantonin e Thuragus, të cilat rrezikoheshin të përjashtoheshin nga shkolla, duke u ndaluar atyre hyrjen në klasë me shami. Por, drejtësia e shtetit zviceran (me mbi 90{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} të krishterë) më në fund kishte vendosur në favor të dy nxënëseve shqiptare që ato të mund të hyjnë në klasë me shami, sepse ajo nuk iu pengon as shokëve të klasës, as mësuesve e as shkollës”, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra.

Ndërsa disa portale tjera, si indeksonline, publikuan para pak ditësh se si një police britaneze ishte konvertuar në Islam dhe kishte venduar shaminë, dhe me plot krenari vazhdonte ta kryejë të njëjtën detyrë si police. A thua çka do të bëhej tek ne, sikur një police të mbulohej?!

Ku janë gjykatat tek ne, a nuk shohin ato se çfarë padrejtësie është duke iu bërë bashkombaseve të tyre?! Ku është Këshilli për të Drejtat e Njeriut, ku është Avokati i Popullit, të cilët, edhe i pari edhe i dyti, i dolën në krah homove?! Pse nuk e ngritin zërin lart për këtë shkelje flagrante ndaj femrës shqiptare muslimane?! A nuk i përket ajo kombit tonë, a nuk është ajo qytetare e vendit tonë, a nuk e kanë për obligim ta mbrojnë të drejtën e saj? Ku është zëri i Organizatave të Grave, të cilave kurrë nuk ua dëgjuam zërin për t’i mbrojtur të drejtat e femrave shqiptare muslimane?! Ku janë partitë politike, të cilat pretendojnë se janë zgjedhur nga populli dhe përfaqësojnë popullin, vullnetin dhe dëshirën e tyre?!
Të nderuar! Të bëhemi real e ta pranojmë se nuk i thonë drejtësi dhe sinqeritet të përkrahet zhveshja për ato që duan të zhvishen, e të kundërshtohet veshja për ato që donë të vishen. Kjo nuk qëndron në parimet e drejtësisë. Por ja që tek ne shqiptaret shumë herë gjërat shikohen mbrapshtë, e padrejta bëhet e drejtë, e keqja bëhet e mirë, e kështu me radhë.

Pse shteti ynë nuk i merr për model këto shtete perëndimore, por kërkohen modele përjashtuese?! Qeveria në këtë pikë i referohet vetëm vendeve që shkelin të drejtat njerëzore. Pra, sipas versionit tonë për demokracinë, ajo po nënkuptuaka një lloj seleksionimi se për kë vlen dhe për kë jo.
A nuk po synojmë ne integrimin verioatlantik, a nuk u kemi thënë më shumë se një herë se: “Ne duam Islam anglo-amerikan” dhe atë do ta arrijmë, por ku po u mbetet fytyra pastaj “komunsitëve e atesitëve tanë”, të cilët as nuk janë për Perëndim e as për Lindje, bindjet dhe ideologjinë e tyre i do vetëm Stalini e Enveri dhe askush tjetër. Me këto gjeste jonjerëzore e jodemokratike qeveritarët tanë dhe shumë institucione tjera po tregojnë se nuk meritojnë të futën në Evropë, ata nuk janë as për në Afrikë, atyre duhet kthyer edhe një herë Xhaxhin Enver, se vetëm ai i ndreq ata, e askush tjetër.
Allahu i drejtoftë, ose na i heqt qafe ja rabb, e na i sjelltë më të mirë në pushtet!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here