Në rast se të frikëson diçka – si të veprosh ?

0
211

Nga Tirmidhiu sillet një transmetim i Amër ibn Shuajbit, që përcjell nga i ati, e ky nga gjyshi, që tregon se Pejgamberi (s.a.u.s.)
u mësonte sahabëve këto fjalë, që t‟i thonin në rast se i frikësonte diçka: “Eudhu bi kelimatil-lahit-tam-meh, min gadabihi ue ikabih, ue sherri ibadih, ue min hemezatish-shejatin! Ue eudhu bike Rabbi ejjahdurun!” (Kërkoj mbrojtje me fjalët e përkryera të Allahut, prej zemërimit dhe ndëshkimit të Tij, prej sherrit të robërve të Tij dhe prej pëshpëritjeve (nxitëse) të shejtanëve! Unë kërkoj mbrojtje dhe strehim tek Ti, o Zoti im, nga prania e tyre!) Abdullah ibn Omeri ua mësonte këto fjalë fëmijëve të tij, madje edhe i shkruante ato për ata që nuk mund t‟i mësonin përmendësh. Nuk ka dyshim se fjalë të tilla janë efikase dhe të përshtatshme për të larguar çdo lloj të keqeje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here