Namazi e ruan shëndetin e trupit dhe ndihmon në shkrirjen e substancave të tij të tepërta

Dihet se namazi e ruan shëndetin e trupit dhe ndihmon në shkrirjen e substancave të tij të tepërta. Përveç kësaj, ai ruan besimin dhe sjell lumturi në këtë dynja dhe në ahiret. Qëndrimi në këmbë gjatë natës, duke u falur, është një garantues mjaft i mirë i shëndetit. Namazi ndihmon kundra sëmundjeve akute dhe i jep gjallëri trupit, zemrës dhe shpirtit. Në dy Sahih-ët vjen rrëfimi se Pejgamberi (s.a.u.s.) ka thënë: “Kur ju jeni në gjumë, Shejtani lidh pas kokës suaj tri nyje. Mbi secilën nyje ai thotë dhe fryn këto fjalë: Nata është e gjatë, prandaj rri e fli! Nëse ju kur zgjoheni, përmendni Allahun, atëherë zgjidhet një nyje. Nëse merrni abdes, zgjidhet nyja e dytë, e nëse ju falni namaz, atëherë zgjidhet nyja e tretë, dhe ju pastaj ngriheni në mëngjes tërë gjallëri e me zemër të mirë. Në të kundërt, ju do të ngriheni duke qenë të dembelosur dhe me një zemër të djallëzuar.

SHARE
Previous articleDURIMI ...
Next articlePërshkrimi i Xhennetit