Namazi është për t’u qetësuar, e jo punë për t’u mbaruar!

0
284

Vëllezërit e mi, ajo që dua t’iu them është fakti se ne kemi filluar namazin, dhe për këtë falënderojmë Allahun, por e keqja qëndron se jemi duke falur një namaz pa shpirt brenda.
Por, para se ta shtjelloj, më lejoni të pyes diçka: Ai që falet në shtëpi, po të kërkoj, për hir të Zotit, që të më tregosh: A ndien frikërrespekt në këtë namaz?! Ose, ta bëj pyetjen ndryshe: Nëse të ka ikur namazi me xhemat dhe falesh pranë shtratit tënd, përkushtimi yt në këtë namaz a do të jetë i njëtë me atë namaz që fal në xhami? E sfidoj cilindo që thotë: “Po.” Madje e sfidoj edhe atë që thotë: “Unë fal edhe namaz nafile.”
Disa nga ne janë mësuar dhe falen vetëm me leximin e sures “Kul huuAllahu ehad”. Madje e ka mësuar edhe atë se surja “Kul huuAllahu ehad” është e vlefshme sa 1/3 e Kuranit. Kjo është sure madhështore, sepse aty shfaqet atributi i lartë i Zotit Mëshirues. Dashuria ndaj kësaj sureje të futë në xhennetet e amshueshme.
Po, por shumë nga nuk e lexojnë për këtë qëllim, e lexojmë për të kryer punë më shpejt sepse nuk të vonon gjatë namazit. Sa më lehtë të jetë e mundur. Suren Kul huuAllahu ehad dhe suren Keuther, Allahu të shpërbleftë me të mira dhe të dhëntë Keutherin (mirësinë e madhe)! Por, nëse të pyesin se kjo fjala “Samed”, që e lexon tek “Kul huuAllahu” çfarë do të thotë? Shikon me habi dhe thotë “uAllahi nuk e di”. E lexon që 20 ose 30 vite dhe nuk e di kuptimin e saj? Pra lexon diçka që se kupton në Librin e Allahut dhe s’ka dyshim se edhe kjo është prej shenjave të mos-frikërespektit (përkushtimit) në namaz. Pra mos njohja e fjalëve të Zotit, lexon Kuran por nuk mediton dhe të gjithë mundin e jep se si të mbarojë punë me namazin, që është takim me Zotin. UAllahi, o ju të dashur, kjo është fatkeqësi, sepse disa nga ne, namazin e konsideron si “Mbaro punë sa më shpejt me Zotin tënd”. Allahu na ruajtë!Profeti, salAllahu alejhi ue selem, thoshte: “Na qetëso me të (namazin)”, ndërsa disa nga ne thonë: “Na rehato prej tij.” Dikush del në piknik dhe u thotë të tjerëve: “Hajde shpejt e shpejt të mbarojmë punë me namazin!” I thanë: “Ovëlla, namazin e jacisë është mirë që ta vonojmë”, por ai u thotë: “Jo, sepse mezi po e mbaj urinën dhe s’dua të marr edhe njëherë abdes.” Pra, dëshiron të mos e prishë abdesin dhe të falë namaz transit, sa më shpejtë, pa e prishur abdesin. Çfarë paturpësie! Kërkon të qëndrosh para Zotit në atë gjendje (duke mbajtur urinën) dhe një herë të ngresh njërën këmbë e një herë tjetrën sepse përton të marrësh abdes edhe një herë dhe të falesh pa frikërespekt?! Ai që përpëlitet duke e mbajtur urinën, a nuk është e papëlqyeshme që të falet në këtë gjendje? Apo ai që mban ujin e trashë e që quhet hakib, ndërsa ai që mban ujin e hollë, quhet hakin, apo edhe atij që i shtrohet ushqimi, mund ta vonojë namazin, nëse trupi ia kërkon ushqimin. Pse? E gjithë kjo me qëllim që kur të falet mos të ketë asnjë lloj preokupimi tjetër, as dëshirë për të ngrënë e as nevojë për ta nxjerrë atë ushqim apo urinën. E gjithë kjo ndodhë për të ruajtur përqëndrimin e zemrës tënde, që kur të qëndrosh para Zotit tënd, në namaz, të mos shpërqendrohesh, me qëllim që namazi yt të jetë namazi i atyre që i frikësohen Zotit të Lartësuar.
Shejkh Sead el Atik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here