MUSLIMANI I SINQERTË NUK ËSHTË MALLKUES

0
174

Muslimanit nuk i lejohet ta ofendojë apo ta mallkojë vëllain e tij musliman.

Ngase, i dërguari i Allahut, Muhamedi, alejhi selam, ka thënë; “Mallkimi i muslimanit është sikur mbytja e tij.” Shënon: Imam Ahmedi.

Gjithashtu, ai, sal-Allahu alejhi ue selem, thotë: “Nuk i takon muslimanit të sinqertë të jetë mallkues.” Shënon: Imam Muslimi.

Gjithashtu, ai, sal-Allahu alejhi ue selem, thotë: “Nuk ka mundësi muslimani të jetë mallkues.” Shënuan: Buhariu në Edeb el Mufred: fq.116,hadithi nr.309. Tirmidhiu: 4/371(2019), Ebu Ja’la: 9/414(5562), Hakimi: 1/47.

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se i thanë të dërguarit të Allahut, Muhamedit, alejhi selam: Lutu kundër mushrikëve (paganëve)! Tha, pejgamberi alejhi selam: Unë nuk jam dërguar si mallkues (të mallkoj), por unë jam dërguar si mëshirë (rahmet).” Shënuan: Buhariu në Edeb el Mufred: fq.119,hadithi nr.321, Muslimi: 4/2007(2599), Ebu Ja’la: 11/35(6174).

Transmetohet se Enesi, radijAllahu anhu, ka thënë: “I dërguari i Allahut nuk ishte i degjeneruar (i pamoralshëm), as mallkues dhe as gojëflliqur (sharës).” Shënon: Imam Buhariu.

Dhe në fund: Ne duhet ta ndjekim shëmbëlltyrën tonë, Muhamedin, alejhi selam në çdo pore të jetës, ngase atë e kemi model dhe mostër të çdo gjëje.

Allahu i Madhëruar, thotë: “Ju, me të vërtetë, Pejgamberin e Allahut keni shembull të mrekullueshëm, për atë që i frikësohet Allahut dhe Ditës së Kijametit, dhe i cili e përmend shumë Allahun.” (El Ahzab: 21).

Shejh Muhamed Ibën Hasen Alu Shejh.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here